Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NJELMËSÍ,~A f. 1. Të qenët i kripur, kripësirë, kripësi; shija e njelmët e diçkaje. Njelmësia e ujit të detit. Njelmësia e tokës. Njelmësia e lotëve në qepallë. Kripa e humbi njelmësinë e vet. Ua hoqën njelmësinë turshive. Përshtat njelmësinë sipas nevojës.
2. fig. Ndjesi e fortë dhe e padurueshme, hidhërim. Njelmësia e mërgimit.
✱Sin.: kripësi, kripësirë, hidhërim.
SALLAMÚR,~I m. 1. Ujë me shumë kripë, në të cilin mbahen djathi, ullinjtë, turshitë etj. për t'i regjur e për t'i ruajtur. Përgatit sallamurin. Ullinj në sallamur. I nxori turshitë nga sallamuri.
2. Ujë me shumë kripë ku janë mbajtur për njëfarë kohe djathë, ullinj, turshi etj. dhe që ka marrë shijen dhe erën e tyre. Pi sallamur lakre. E ruante sallamurin për gatime të ndryshme.
3. Mish apo peshk i regjur në kripë për t’u konservuar. Sallamur derri. Supë peshku me sallamur.
✱Sin.: shëllirë, kripësirë, kripësi, kripërishtë, stërkitë, arme.
SHËLLÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tretësirë uji me shumë kripë që përdoret për të regjur e për të ruajtur djathin, ullinjtë, turshitë etj. Shëllirë e fortë (e butë). Ruajtja e djathit në shëllirë. Shëllirë djathi. Shëllira e bulmetit. Përgatis shëllirë. E zhys (fut, vë) në shëllirë.
2. Kos a qumësht i kripur dhe i holluar me ujë, dhallë. Bukë misri e shëllirë. Ngjeu kafshatën në shëllirë. Petulla me shëllirë.
3. Ujë deti i ngopur me kripë, nga i cili nxirret kripa në kripore; ujë i kripur që përdoret në industri. Sektori i shëllirës. Dega e shëllirës.
4. Tokë shumë e kripur, zakonisht gjatë bregut të detit, pa bimësi. I shkripëzuam edhe shëllirat. Kaloi në një shëllirë.
5. si mb. Që është shumë i kripur. E bëj shëllirë ushqimin. Gjella ishte bërë shëllirë.
✱Sin.: stërkitë, kripësirë, kripësi, kripërishtë.
♦ E bëri *kripë e shëllirë (dikë). Ia bëri *vapë e shëllirë (dikujt). S’hahet as me *kripë e as me shëllirë (dikush a diçka). E lë djathin pa shëllirë (pa hirrë) (dikush) e lë punën në mes, nuk e çon deri në fund; bën vegshin e s’i vë vjegën. Mbeta *kripë (e shëllirë). Ta shet shëllirën (hirrën) për *qumësht (dikush). Është regjur në shëllirë. 1. (diçka). Është forcuar shumë, nuk copëtohet a nuk përtypet dot. 2. (dikush). Është tharë e është rrudhur në fytyrë, është rreshkur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë