Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AZGÁNSHËM ndajf. Me azgani, me trimëri, me guxim. Foli azganshëm. U sollën azganshëm.
✱Sin.: trimërisht, guximshëm, patrembshëm, krenarisht, kryelartësisht, kokëfortësisht.
BALLËKRENÁR ndajf., poet. Me krenari, krenarisht, ballëlart, pa iu trembur syri; kund. kokulur, ballulur. Rri ballëkrenar. Qëndroi ballëkrenar. - Shko përpara ballëkrenar!
BALLËLÁRT ndajf. Duke qenë krenar për punën e kryer, me ballin lart, ballëkrenar; pa u përkulur para vështirësive, ballëhapur. Qëndron ballëlart. U kthyen ballëlart. Shkojnë ballëlart. E përballoi provën ballëlart.
✱Sin.: ballëhapur, ballëkrenar, krenar, krenarisht.
KRENÁR,~E mb. 1. Që e çmon, e nderon dhe e kënaq veten ose dikë tjetër; që mbron ballëhapur dinjitetin e vet; i gëzuar dhe i lumtur, që nuk lejon ta marrin nëpër këmbë të tjerët; ballëlart. Vajzë krenare. Popull krenar. Prindër krenarë. Jam krenar.
2. Shumë i kënaqur për suksesin a për një fitore të arritur, që është falë meritës a zotësisë së dikujt etj. Jam krenar për fitoren e arritur (për fëmijët e mi).
3. shpërf., tall. Që e çmon dhe nderon veten më shumë sesa duhet; që i është rritur mendja dhe sillet me mospërfillje ndaj të tjerëve; që sillet me krenari të tepruar; kryelartë; fodull. Njeri krenar. Përgjigje (shprehje) krenare. Në mënyrë krenare. Sillet krenar.
4. si ndajf. Me krenari, krenarisht.
✱Sin.: kryelartë, ballëlart, hundëpërpjetë, mendjemadh, krenarisht.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë