Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FÉST/Ë ~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ditë e shënuar që kremtohet çdo vit për të përkujtuar një ngjarje të rëndësishme në jetën e një populli; ditë që dallohet nga të tjerat se lidhet me një ngjarje të caktuar e të gëzuar; ngjarje e gëzueshme për dikë. Festë kombëtare (ndërkombëtare). Festa e Pavarësisë (e Çlirimit). Urim për festat. Ditë feste. Festë fetare. Festë zyrtare festë e vendosur zyrtarisht nga shteti.
2. Festim. Lexoi programin e festës.
✱Sin.: festim, ceremoni, kremtim.
SHÚMTË,~T (të) vet. sh., euf. 1. Ata që nuk jetojnë më, jetëndërruarit, të ndjerët. Ai ka shkuar te të shumtët. Mora rrugën për në qytetin e të shumtëve.
2. Pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta për ditë përkujtimesh për ata që kanë ndërruar jetë. Dita e të Shumtëve ose Dita e të Vdekurve, që kremtohet më 1 nëntor dhe njihet ndryshe edhe si Dita e Gjithë Shenjtorëve.
✱Sin.: jetëndërruar, të humbur, të ndjerë, yllshuar, të shkretë.
♦ Vajti me të shumtët (dikush) mospërf. vdiq, mbaroi, shkoi në atë jetë; shkoi për të bërë vorba (vegsha) iron.; e bëri sheshin breg iron.; i bëri këmbët baras iron.
SHËNGJÉRGJ,~I m. 1. Festë që përkujton Shën Gjergjin dhe që për shkak të origjinës pagane ose nga tradita festohet prej katolikëve e myslimanëve me 6 maj, në Shqipërinë e Veriut, në Kosovë etj. Shëngjergji i Ri festë që kremtohet më 6 maj. Shëngjergji Plak festë që kremtohet më 23 prill. Kërcurin më të madh ruaje për Shëngjergj. (fj. u.) rezervën më të madhe ruaje për në fund.
2. sh. ~A, ~AT Vit; pranverë. Kishte mbushur dhjetë shëngjergja. Kishte 20 shëngjergja mbi shpinë.
VELIKDÓN,~I m., fet. Festë e përvitshme e të krishterëve ortodoksë, që rikujton ringjalljen e Krishtit dhe që kremtohet në pranverë, pashkët.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë