Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kreko”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FRINGO

FRÍNGO mb. 1.sapo është bërë a është prodhuar, fare i ri. Këpucë (rroba) fringo.
Sin.: i ri, akull, kreko.

KREKO

KRÉKO mb., bised. 1. I thyeshëm; i brishtë. Degë kreko.
2. fig. Delikat, i brishtë. Djalë (vajzë) kreko.
3. si ndajf. Me trupdrejtë, si filiz; me rroba të hekurosura mirë, si të ngrira. Mbaj (mbahem) kreko.
Sin.: krekë, i brishtë, i thyeshëm, delikat.

KREKË

KRÉK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Acer campestre) Lloj panje me lëvorelëmuar, që bën luleverdheme, druri i së cilës përdoret zakonisht për të bërë instrumente muzikore. Krekë fletëvogël (fletëmadhe).
2. si mb., edhe fig. I thyeshëm; i brishtë; delikat. Degë krekë. Djalë krekë.
Sin.: i brishtë, i thyeshëm, delikat, kreko.

KREKËZ

KRÉKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. bot. Krekë ende e parritur mirë.
2. si mb., edhe fig. I thyeshëm; i brishtë; delikat. Degë krekëz. Fëmijë krekëz.
Sin.: i brishtë, i thyeshëm, delikat, kreko.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.