Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kredidhënës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KREDI

KREDÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. fin. Para me interes ose me kamatë, të cilat një bankë a një kredidhënës i jep hua dikujt, me kushtkredimarrësi t’i shlyejë ato pak e nga pak dhe brenda një afaticaktuar; shuma a sasia e këtyre parave. Kredi me afatgjatë (të shkurtër). Kredi pa afat. Kredikëqija para me interes që nuk i kthehen kredidhënësit ose shlyhen me shumë vonesë. Kredi me intereslartë. Jap (marr) kredi. Shlyej kredinë. Ngrihet (ulet) interesi i kredisë. Harxhoi kot (tërë) kredinë.
2. fin. Dhënia e një kredie; mënyra se si jepet një kredi; dokumenti i kredisë; kreditim. Firmos (nënshkruaj) kredinë.
3. fig., libr. Garanci e madhe, besim a ndikim i madh, që ka dikush tek një shok a mik; mirëbesim; konsideratë. Kam pasur kredi tek ai, por tani nuk e kam.
Sin.: kreditim, mirëbesim, konsideratë.

KREDIDHËNËS

KREDIDHËNËS,~I m. sh. ~, ~IT fin. Institucionjep kredi ose nëpunës bankejep a ka të drejtëjapë kredi; kund. kredimarrës.

KREDIDHËNËSE

KREDIDHËNËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fin. Banka ose nëpunëse bankejep a ka të drejtëjapë kredi; kund. kredimarrëse.

KREDIMARRËS
KREDIMARRËS

KREDIMÁRRËS,~I m. sh. ~, ~IT fin. Institucion ose dikush që ka të drejtëmarrë kredi; kund. kredidhënës.

KREDITOR

KREDITÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fin. 1. Person juridik apo ai që jep ose merr kredi; institucion kredidhënës a kredimarrës.
2. Kredimarrësende nuk e ka shlyer kredinë. Jam kreditor ndaj jush.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.