Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CIR/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. Ndërtesë a sallë zakonisht e rrumbullakët, me vende për spektatorët dhe me arenë në mes, ku jepen shfaqje shkathtësie e force nga akrobatë, zhonglerë etj. ose me kafshë të zbutura; tërësia e shfaqjeve të tilla; institucioni që merret me organizimin e këtyre shfaqjeve; trupa e artistëve që marrin pjesë në këto shfaqje; arti teatral me këta pjesëmarrës. Cirk për fëmijë. Cirk shëtitës. Biletë cirku. Arena e cirkut. Drejtuesi i cirkut. Arti i cirkut. Artist cirku. Orkestër cirku. Shfaqje cirku. Kafshë cirku. Punon në cirk. Shkoj në cirk. I pëlqen cirku.
2. gjeol. Greminë, grope e madhe e rrumbullakët dhe me shpate të pjerrëta, që është formuar nga akullnajat ose nga vullkanet; grope në trajtë unaze, krater i një lloji të veçantë në sipërfaqen e Hënës. Cirk akullnajor. Cirk hënor.
HËNÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me Hënën, që i përket Hënës, i Hënës; që ndodhet a ndodh në Hënë; që i ngjan sipërfaqes së Hënës. Lëmshi hënor. Gjysmërruzulli hënor. Eklipsi hënor. Vullkan (krater) hënor. Pamje hënore. Dash (cjap) hënor. Njeri hënor.
2. Që matet sipas rrotullimeve të Hënës rreth Tokës ose sipas ciklit të saj të plotë. Muaj hënor. Ditë hënore. Vit hënor. Kalendari hënor.
3. poet. Që ndriçohet nga hëna, që është me hënë. Natë (mbrëmje) hënore.
4. fig. Që është i zbehtë ose i rrumbullakët si hëna. Fytyrë hënore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë