Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►CUB/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e CUBÓJ.
✱Sin.: shkurtohet, krasitet.
SHÓG/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Më bien flokët, mbetem pa flokë, bëhem tullac. Është shogur herët. Kur plaket burri, i shogen flokët. Edhe pse në moshë, akoma nuk ishte shogur krejt.
2. vet. v. III I bien qimet një kafshe. Ujqit në verë shogen. Kishte dëgjuar se shogen edhe dhitë.
3. vet. v. III Zhvishet nga pemët një vend, blecohet, zbulohet; kund. vishet, mbulohet (nga pemët). U shog mali. Kur priten të gjitha pemët mali shoget.
4. fig. Largohem nga një punë a diçka se më mërzitet, zvirdhem, ftohem. Shogem nga leximi. Kur e pashë në atë gjendje, u shoga prej saj. I ishte shogur çdo gjë.
5. vet. v. III Krasitet një pemë, pastrohet nga degët e tepërta, kihet, shkardhitet, rrallohet. Shogen pemët pak para pranverës. U shog ulliri.
✱Sin.: zhvishet, blecohet, zbulohet, kihet, shkadhitet, rrallohet, krahitet, qesatet, zvirdhem, zbaritem, zverëtitem, ftohem, mërzitem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë