Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VEZÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. anat. Gjëndër gjinore e femrës në trajtë vezake, ku përftohen vezët, shtrati i vezëve te femra. Vezorja e gruas. Vezorja e kafshëve.
2. anat. Organ femëror i riprodhimit, i njëfishtë te shpendët dhe i dyfishtë te gjitarët, që zhvillon dhe lëshon qeliza seksuale femërore gjatë tërë periudhës së jetës riprodhuese të tyre.
3. bot. (lat. Ovarium) Pjesa e poshtme e fryrë e pistilit të lules, që formohet pas pjalmimit të saj, që përmbyll vezëzat, ku formohet fryti si rezultat i pjalmimit të dyfishtë. Vezorja e lules.
✱Sin.: amë, femër, krape, femërore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë