Fjalori

Rezultate në përkufizime për “krakëllit”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KRAKËLLIN

KRAKËLLÍ/N vep., ~U, ~RË jokal., vet. v. III Krakëllit, kërcet (kryesisht për mitralozin, automatikun etj.).

KRAKËLLIT

KRAKËLLÍT vep., ~I, ~UR jokal., vet. v. III 1. Nxjerr një zë të çjerrë e të mbytur (për sorrën, korbin etj.). Krakëllit sorra (korbi).

2. Krakëllin; kërcet (mitralozi a automatiku). Krakëllit automatiku.

Sin.: krakëllin, kërcet.

KRROKAT

KRROKÁT vep., ~I, ~UR jokal., vet. v. III Nxjerr një zë të çjerrë e të thatë; krakëllit; kërret. Krrokat korbi.
Sin.: krakëllit, kërret.

KËRRET

KËRR/ÉT vep., ~ÍTI, ~ÍTUR jokal. 1. vet. v. III Nxjerr një zë të çjerrë e të mbytur (zakonisht për disa kafshë dhe ndonjë shpend); krrokat, krakëllit. Kërret korbi (derri, macja).
2. Gërhas (kur fle). Kërret natën.
Sin.: krrokat, krakëllit, gërhas.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.