Fjalori

Rezultate në përkufizime për “krahitet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHOGEM

SHÓG/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1.bien flokët, mbetem pa flokë, bëhem tullac. Është shogur herët. Kur plaket burri, i shogen flokët. Edhe pse në moshë, akoma nuk ishte shogur krejt.
2. vet. v. III I bien qimet një kafshe. Ujqitverë shogen. Kishte dëgjuar se shogen edhe dhitë.
3. vet. v. III Zhvishet nga pemët një vend, blecohet, zbulohet; kund. vishet, mbulohet (nga pemët). U shog mali. Kur pritengjitha pemët mali shoget.
4. fig. Largohem nga një punë a diçka se më mërzitet, zvirdhem, ftohem. Shogem nga leximi. Kur e pashë në atë gjendje, u shoga prej saj. I ishte shogur çdo gjë.
5. vet. v. III Krasitet një pemë, pastrohet nga degët e tepërta, kihet, shkardhitet, rrallohet. Shogen pemët pak para pranverës. U shog ulliri.
Sin.: zhvishet, blecohet, zbulohet, kihet, shkadhitet, rrallohet, krahitet, qesatet, zvirdhem, zbaritem, zverëtitem, ftohem, mërzitem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.