Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KRËND,~I m. kryes. sh. ~E, ~ET 1. Degë të holla e të thata për zjarr; shkarpa. Ndezi zjarrin me krënde. Një krah krënde.
2. Degë të holla me sythe dhe me gjethe të njoma, të cilat pëlqehen nga bagëtia. Mbledh krënde. Ushqen kecat me krënde.
✱Sin.: shkarpa, gjethe.
♦ Nuk preket (as) me krënde është shumë i ndjeshëm, nevrik e i papërmbajtur, nuk guxon t’i flasësh për diçka se nxehet shpejt; s’preket dot (as) me pupël. I thyen krëndet shkëmbyen fjalë, u grindën njëri me tjetrin, nuk shkojnë mirë; i prishën marrëdhëniet e mira; rrinë me kokë mënjanë.
THÝEJ vep., THÉVA, THÝER kal. 1. E ndaj një gjë më dysh a në shumë copa me dorë ose duke e përpjekur pas diçkaje të fortë; e bëj pjesë-pjesë a copa-copa diçka të ngurtë; e copëtoj duke e goditur me diçka a duke e përpjekur pas diçkaje të fortë. Thyej shkopin. Thyej bukën. Thyej pemën (degët). Thyej vezët (arrat). Thyej pjatën (gotën, xhamin). Thyej këmbën (dorën, dhëmbët).
2. E përkul, e lakoj a e harkoj diçka; e bëj më dysh, më tresh etj., e palos. Thyej trupin (mesin, gjunjët, duart). Mos i thyej gishtërinjtë! Thyej më dysh letrën.
3. fiz. I kthen drejtimin dritës, rrezes etj., e bën të ndërrojë drejtimin, e përthyen. Prizmi e thyen dritën. I thyen rrezet.
4. Kthej a këmbej një monedhë në disa njësi monetare më të vogla, shkoq; kthej paratë e huaja në para vendi; e këmbej një çek me para, e kthej çekun në të holla. Thyej qindëshen me dhjetëshe e pesëshe. Theu dollarët (eurot). E theu çekun në bankë. Ke të ma thyesh? S'kam të t'i thyej.
5. fig. Zmbraps diçka që pengon zhvillimin; shkatërroj diçka të keqe. Thyejmë konceptet e vjetra (paragjykimet, besëtytnitë). E thyen mitin e pandëshkueshmërisë. E thyem zakonin.
6. fig. Prish a shkel diçka të pranuar ose të vendosur që më parë, nuk i qëndroj besnik asaj, e ha, e mohoj (fjalën, besën etj.); shkel a cenoj diçka, nuk e zbatoj, e prish. Nuk e thyen fjalën (besën, marrëveshjen). Theu disiplinën. Theu urdhrin. Mos i thyej rregullat! Armiqtë nuk e thyejnë dot bashkimin tonë.
7. fig. E mund dikë në një luftë, në një betejë, në një ndeshje, në një lojë etj., e bëj që të dorëzohet, të jepet, të tërhiqet etj., e mposht diçka, e përballoj dhe e kapërcej me sukses diçka. E thyen ushtrinë armike (armikun, kundërshtarin). E theu mbrojtjen (sulmin). Nuk e thyen dot kryengritjen (qëndresën, luftën). Nuk e thyen vështirësitë. Nuk e theu dot as me para dikë nuk e bleu dot me para, nuk e bëri dot për vete me para. I thyen me forcë (me dredhi). E thyen shpejt (lehtë, plotësisht).
8. fig. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). I pres dikujt forcat, e bëj të pafuqishëm, e dobësoj shumë; e rrëzoj shumë nga shëndeti, e vras shpirtërisht. Nuk e theu sëmundja (mosha, pleqëria). E theu moralisht. E theu keq. Nuk e thyen dot.
9. fig. E shuaj a e zhduk diçka; nuk e lë diçka të veprojë a të jetë ashtu si më parë; i pakësoj forcën, e dobësoj; e bëj të ulet a të bjerë; ia ul, ia zbres vlerësimin. I theu vullnetin (besimin, vrullin). Thyej urinë (gjumin).
10. fig. Arrij të tejkaloj diçka, kapërcej caqet e vendosura për një punë a të arritura më parë. Thyen parashikimet. Thyejnë normat. Theu rekordin.
11. jokal., vet. v. III, fig. Shkon, kapërcen në pjesën e fundit, i afrohet mbarimit (për ditën dhe natën). Po thyen dita (nata).
✱Sin.: copëtoj, çokis, çaj, copëzoj, kris, palos, përkul, përthyej, lakoj, kthej, këmbej, prish, shkoq, shkatërroj, shkreh, shkel, çart, cenoj, mohoj, mund, mposht, shpartalloj, gjunjëzoj, nënshtroj, lodh, zmbraps, përul, kapërcej, dobësoj, shuaj, zhduk, kaloj, tejkaloj.
♦ Theu (zuri) *arrëzën (dikush). Ia thyej *bririn (brirët) (dikujt). Më theu (më këputi) *brinjët (dikush) iron. I theu brinjët (dikujt) keq. E thyej *dorën (për diçka). Theu *dhëmbët (dikush). I theu *dhëmbët (dikujt) përçm. Theu *gërmicën (dikush) përb. krahin. Theu *hundët (dikush). I theu *hundët (dikujt) përçm. E theu *këmbën (dikush) përb. Nga theva *këmbën! I theu *kërbishten (dikujt). Theu *kokën (kryet) (dikush). Të thyen *kokën (kryet) (dikush). I thyen *krëndet. Theu kryet (*kokën) (dikush). Të thyen kryet (*kokën) (dikush). E theu në *mes (dikë). I theu *nofullat (dikujt) përçm. Nuk i kam thyer (nuk i kam ngrënë) *poganikun (dikujt a diçkaje). Theu (këputi) *qafën (zverkun) (dikush) përb. Theu (këputi) *rruazën (dikush) përb. Ia theu *samarin (dikujt) përb. Theu *turinjtë (dikush). I theu *turinjtë (dikujt) përçm. Thyej (këput) *vargonjtë. Thyej *veshin (me diçka). Ma theu *zemrën (dikush). Theu (këputi) zverkun (*qafën) (dikush) keq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë