Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ATÓ (ATÝRE, tr. e shkurt. U; ATÓ, pas parafj. TO, tr. e shkurt. I; ATÝRE, pas parafj. TÝRE) përem. 1. vetor. Tregon frymorë a sende (të shënuar nga emra të gjinisë femërore), që zihen në gojë, por që nuk janë aty; zëvendëson një emër të gjinisë femërore (në numrin shumës), që është përmendur pak më parë ose që do të përmendet më pas. Ato vetë pikërisht ato. Me to. Pas tyre.
2. dëft. Tregon frymorë a sende (të shënuar nga emra të gjinisë femërore), që ndodhen më larg folësit se frymorët a sendet e tjera të atij lloji; zëvendëson një emër të gjinisë femërore (në numrin shumës), që është përmendur më parë se një tjetër; kund. këto. Ato atje. Ja ato. Ato vajza. Ato male. Ato vende.
3. dëft. Përdoret me një emër të gjinisë femërore në numrin shumës për të treguar pjesën e kohës, që shënohet nga emri ose që është përmendur më parë. Ato kohë. Ato vite. Ato ditë. Ato çaste.
4. dëft. Përdoret para një fjalie të varur, e cila përcakton frymorët a sendet që tregon përemri (të shënuar nga emra të gjinisë femërore në numrin shumës), ose para një fjalie kryefjalore, e cila përcakton frymorët a sendet që zëvendëson përemri; përdoret për të treguar ose për të zëvendësuar frymorët a sendet që përmenden më parë me një cilësi a tipar të caktuar. Një nga ato vajzat e konviktit. Nëpër ato fushat e gjelbëruara.
5. dëft., libr. Përdoret në vend të një emri të gjinisë femërore (në numrin shumës) për të mos u përsëritur emri. Si në vendet malore, edhe në ato fushore.
6. dëft. Përdoret për të treguar në mënyrë të përgjithësuar mendimet, çështjet ose rrethanat që përmenden më parë ose që plotësohen më pas. Ato që dinte, i tha të gjitha.
7. dëft. euf., etnogr. Qoftëlarget, dreqet, djallushat. Ato ishin qoftëlarge.
8. bised. Gratë, bashkëshortet. Thirri ato më shpejt.
9. si em., bised., përb. Gratë e përdala.
♦ Nuk bie në ato *ujëra. S’i dredh dot *ato petë (dikush). Nuk futet (nuk hyn) në ato *thekra (dikush). Nuk i ha ato *gorrica. S’i ha dot ato *kothere (dikush). Nuk i ha ato *kumbulla. Nuk i ha ato *vadhëza. Jam në ato *ujëra. Noton në po ato (në të njëjtat) *ujëra (me dikë) keq.
KAFSHÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Copë e vogël buke, aq sa nxë goja e një njeriu, që mund të përtypet njëherësh; kafshore. Kapërdij kafshatën. I mbeti (i ngeci) kafshata në fyt.
2. Pak bukë a ushqim, aq sa për të mbijetuar. Hëngrën një kafshatë dhe u larguan.
3. fig., bised. Gjë e vogël; punë a lodhje e paktë; pak mundim a fuqi; diçka që mund të bëhet lehtësisht. Ajo që bëra nuk ishte as edhe një kafshatë për mua.
4. fig., bised. Konkurrent a kundërshtar shumë i dobët, që mund të mposhtet lehtë. E kam vetëm një kafshatë.
✱Sin.: kafshore, kothere, çapë.
♦ I hoqi (i preu) kafshatën e gojës (dikujt) e la pa punë e pa të ardhura për të jetuar, nuk i jep më asgjë për të mbajtur frymën gjallë; i mori çdo mjet a mundësi jetese; i hoqi (i preu) bukën e gojës. (E ka) një kafshatë buke (dikë a diçka) e mbaron një punë a e mposht dikë fare lehtë, pa mundime e pa vështirësi; s’është fare e vështirë për të që t’ia dalë; e ka bukë e djathë (dikë a diçka). Për një kafshatë bukë. 1. Për një shpërblim fare të vogël, sa për të thënë; për kafshatën e gojës; për bukën e gojës; për një kothere bukë; për një krodhe bukë krahin.; sa për të mbajtur frymën; për pesë para. 2. Shumë lirë, thuajse falas; për një copë bukë. Për kafshatën e gojës shih për bukën e gojës. Kafshatë që s’kapërdihet diçka tepër e vështirë ose e pamundur për ta realizuar; diçka e rëndë, e papërballueshme. E kapërcen kafshatën pa e përtypur (dikush) do që të mbarojë një punë shpejt e pa i bërë ato që duhen, mundohet për t’ia arritur një qëllimi pa bërë përpjekje të njëpasnjëshme; nxitohet shumë, nuk ka durim e nuk e merr shtruar diçka. Këqyr kafshatën e botës (dikush) është shumë i varfër, ngopet duke parë të tjerët kur hanë. Ta merr kafshatën nga *goja. Ta merr kafshatën nga *sahani (dikush). Ndan kafshatën e gojës (e fundit) (me dikë) e ndihmon dikë me gjithçka edhe kur vetë është në kushte të vështira, e ndihmon pa kursim; i jep dikujt për ta ndihmuar edhe mjetin e vetëm të jetesës; është zemërmirë e bujar. E ka ngjyer kafshatën (dikush) është përzier në punë të liga dhe ka përfituar diçka prej kësaj; ka marrë diçka edhe ai me rrugë jo të ndershme, është i përlyer bashkë me të tjerë. I numëron kafshatat dikujt (dikujt) e mban dikë me shumë kursime; i jep me dorë të shtrënguar dhe ia përflet ndihmën që i ka dhënë. Nxjerr kafshatën e gojës siguroj jetesën me punë; fitoj diçka sa për të jetuar; nxjerr bukën e gojës.
KÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Cipë e fortë që zë përsipër buka, kulaçi, lakrori etj. kur piqet në zjarr a në furrë. Kore buke (kulaçi, lakrori).
2. Kafshatë; kothere.
4. spec. Pjesë e parë e disa termave nga fusha e mjekësisë, e botanikës dhe e gjeologjisë. Kore e thatë e plagës (mjek.) koriçkë e plagës. Korja e trurit (mjek.) cipa e trurit. Korja e trungut (bot.) lëkurë e thatë dhe e plasaritur e trungut të disa drurëve. Korja e pishës. Korja e rruzullit tokësor (gjeol.) korja e tokës. Korja e Tokës (gjeol.) shtresa e sipërme e rruzullit tokësor. Korja e trurit (anat.) cipa e trurit.
✱Sin.: koriçkë, kordhëz, kafshatë, kothere.
♦ Ka zënë kore (plaga) është harruar, nuk kujtohet më një ngjarje e hidhur a një plagë e vjetër shpirtërore; ka zënë dregëz (plaga).
KOTHÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Kore buke; copë e vogël dhe e thatë buke.
2. Kafshatë. Për një kothere (bukë).
✱Sin.: kore, kafshatë.
♦ S’i ha dot ato kothere (dikush) nuk është i aftë për të bërë një punë të caktuar, s’i bëri dot ballë asaj pune; s’ka këllqe (kërçikë); nuk ia rrok (nuk ia kap) pëllëmba (dikujt). Për një kothere bukë shih për një kafshatë bukë.
PÉT/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shtresë e hollë brumi në trajtë të rrumbullakët, që është hapur e është holluar me petës për të bërë byrek etj. Petë të pjekura. Petët e byrekut (e bakllavasë, e lakrorit). Byrek (qumështor) me petë. Hollojnë (bëjnë) petë. Shtrojnë petët në tepsi. Lyejnë petët me gjalpë (me vaj). Mos i ngri petën, se i bie era. (fj. u.).
2. bised. Lakror a byrek i përgatitur me shtresa të tilla të holla brumi, ndërmjet të cilave zakonisht hidhet një gatesë; petanik. Petë të fshira (gat.).
3. Brumë i gatuar me vezë etj., që hollohet, pritet rripa-rripa dhe lihet të thahet, ose që thahet në diell pa u prerë e pastaj copëzohet për t’u përdorur si makaronat; petarishte, jufka. Petët e dimrit. Petë me gjalpë. Pulë me petë. Bëri ca petë.
4. Shtresë e hollë e rrasike e diçkaje; fletë a pllakë e hollë guri, metali etj. Petë guri. Petë akulli. Teli bëhet petë. Petë bakri (argjendi, ari).
5. Një copë guri e hollë në trajtë të rrumbullakët ose copë tjegulle, që e përdorin fëmijët kur luajnë petash; gur petashuq. Luaj me peta luaj petash.
6. bised. Ajka e qumështit. Ka vënë petë qumështi.
7. Peshqir që mban një burrë në qafë.
✱Sin.: cipë, petanik, petarishte, rrasë, pllakë, paftë, shapetë, paftë, ajkë, dërrasë, plloçë, petkë, droqe, lakror, byrek, jufkë, bixhë, petëz, rreshpe, fletë, rrasik, i shtypur, petashuq, i zbrazët.
♦ Barkun petë e shpatullat (shpinën) drejt (dikush) edhe pse është në varfëri, edhe pse është i pangrënë, prapëseprapë është krenar e i panënshtruar. M’u bë barku petë kam uri të madhe; kam shumë kohë pa ngrënë; m’u bë barku gropë; m’u bë barku dërrasë; m’u ngjit barku pas shpine (me kurrizin); m’u tha barku. U bë petë. 1. (diçka). U shtyp fare; u sheshua. 2. (dikush). U dobësua shumë, u tret e u hollua; u bë dërrasë. 3. (dikush). U shtri rrafsh me tokën që të mos duket; u bë rrafsh me tokën. E bëri petë. 1. (dikë a diçka). E shtypi fare; e sheshoi; e bëri pelte. 2. (diçka). E shtriu rrafsh me tokën që të mos duket; e bëri rrafsh me tokën. 3. (dikë). E rrahu shumë, e shqepi, e zhdëpi; e bëri peshk; ia zbuti kurrizin (dikujt); ia bëri kurrizin më të butë se barkun (dikujt); e bëri lëkurë (për në lëkurë). S’i dredh dot ato petë (dikush) nuk është i aftë për të bërë një punë të caktuar, s’i bën dot ballë asaj pune; s’i ha dot ato kothere; s’ka këllqe (kërçikë); nuk ia rrok (nuk ia kap) pëllëmba (dikujt). Ia hoqi petën lakrorit (byrekut) (dikush) e zbuloi diçka të fshehtë, tregoi si është e vërteta; ia zbuloi krejt të fshehtat dikujt, foli haptas e ia nxori të metat para të gjithëve; ia nxori lakrat në shesh (dikujt); ia hoqi vellon nuses. I ka plasur (i ka dalë) peta (*cipa) (e ballit) (dikujt). S’e tëholl dot petën (dikush) shih s’i dredh dot ato petë (dikush).
TEMERRÚC,~E mb. 1. Që është dorështrënguar, koprrac. Mos prit prej tyre se janë njerëz temerrucë. Grua temerruce.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: koprrac, dorështrënguar, kacan, kurnac, dorëlidhur, dorëmbyllur, dorëngushtë, dorëmbledhur, dorërrudhur, cingun, çengel, akrep, saraf, kothere, qeselidhur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë