Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BLÉRË (i, e)I mb. 1. Që është marrë në një dyqan a nga dikush kundrejt të hollave. Mall i blerë. Fëmija pa lerë, djepi i blerë. (fj. u.).
2. Që është blerë në treg, që nuk është bërë në shtëpi. Qilim (kostum) i blerë.
3. keq. Që është bërë për vete prej dikujt me anë të parasë a të ryshfetit; që është korruptuar. Njeri i blerë.
KALLAÚZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. vjet. Njeri që e njeh mirë vendin përreth dhe mund të orientojë dikë duke i treguar se në çfarë udhë duhet të kalojë, pa pasur probleme të rastit; udhërrëfyes. Fëmijët shoqëroheshin (drejtoheshin) nga një kallauz.
2. fig., keq. Njeri që paguhet për të kryer një shërbim keqdashës; avokat i korruptuar i dikujt; spiun. E kapën (e gjobitën) kallauzin.
3. fig. Ndërmjetës për të rregulluar një punë a çështje që kryhet me anë familjariteti a nepotizmi, në interes të ngushtë të dikujt; shkes, mbles. Martesë me kallauz. Fshati që duket s’do kallauz (fj. u.).
4. Çelës kopil, që mund të hapë çdo derë. E hapi derën (portën) me kallauz.
✱Sin.: udhërrëfyes, spiun, shkes, mbles, ndërmjetës, lajmës, kopil.
KÁPUR (i, e) mb. 1. Që është kapur (për një njeri, një kafshë e egër, një zog etj.).
2. drejt. Që është ndaluar (për një vjedhës, një kriminel etj.).
3. edhe fig. I kapërthyer; i kacafytur; i ngërthyer. Të kapur në fyt.
3. fig., keq. I korruptuar, i fiksuar për të bërë keq; i njollosur nga ana morale. Politikan (qeveritar) i kapur.
✱Sin.: i zënë, i kapërthyer, i ngërthyer, i mbërthyer, i kacafytur, i korruptuar.
KORRUPTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET keq. 1. Akt a veprim korruptues; tendencë, prirje a nxitje për të bërë korrupsion ose për të korruptuar dikë.
2. Përfitimi a rezultati i fituar me anë të korrupsionit. U sekuestruan korruptimet.
✱Sin.: korrupsion, përfitim.
KORRUPT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E nxit dikë të mos respektojë ligjin apo të mos bëjë atë që është e drejtë, veçanërisht me anë ryshfetesh e privilegjesh. E korruptoi shefin me dhurata.
2. Prish moralin, zakonet, shpirtin e dikujt. Korruptojnë rininë.
3. E njollos diçka, e cenoj, e prish. Lajkat janë forma që korruptojnë të vërtetën. Kopja korrupton integritetin akademik.
4. kompj., inf. E bëj që të mos funksionojë mirë, e prish (për sistemin, aplikacionin etj.). Virusi ka korruptuar sistemin e kompjuterit.
KORRUPTÚAR (i, e) mb., keq. Që është korruptuar, duke përdorur mënyra a metoda korruptive. Sistem (grup kriminal) i korruptuar.
MOLÉPSUR (i, e) mb. 1. Që ka marrë një sëmundje nga një tjetër, që ka marrë mikrobe, që është molepsur. Kafshë e molepsur. Ujëra të molepsura. Ajër (mjedis) i molepsur me baktere (viruse). Ishte molepsur nga murtaja.
2. fig. Që ka marrë vese, të meta a diçka të dëmshme; i ndotur, i fëlliqur, i infektuar. Shoqëri (botë) e molepsur nga veset. Situatë e molepsur me spiunllëqe. Donte të lehtësonte ndërgjegjen e molepsur. Përvojë e molepsur nga një lloj entuziazmi i tepruar.
✱Sin.: i infektuar, i fëlliqur, i ndotur, i korruptuar, i prishur.
PAKORRUPTÚAR (i, e) mb. Që nuk është i korruptuar; që nuë është korruptuar. kund. i korruptuar. Nëpunës i pakorruptuar. Gjyqtarë (prokurorë, hetues) të pakorruptuar.
PAMIRËPRÍTUR (i, e) mb. Që nuk është i mirëpritur; kund. i mirëpritur. Zyrtarë të korruptuar e të pamirëpritur. Propozim i pamirëpritur. U ndie i pamirëpritur. Ndërhyrje e pamirëpritur.
PARULLAXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË keq. Ai që bën thirrje politike etj., duke hedhur parulla. Ata do të quhen: poltronë, puthadorë, propagandistë partiakë, parullaxhinj, gardistë të kuq, të korruptuar, gënjeshtarë, mashtrues, falsifikues të historisë e të bashkëkohësisë!
RRËNÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që sjell shkatërrim ose humbje të rënda. Një klasë e korruptuar politike është rrënuesja e kombit.
✱Sin.: shkatërruese, shkatërrimtare.
SHKÉLUR (i, e) mb. 1. Që është shkelur, që është ngjeshur a është shtypur me këmbë. Këpucë të shkelura. Bar i shkelur. Borë e shkelur. I shkelur me këmbë.
2. Që kanë kaluar mjaft herë njerëz e kafshë (mbi një vend, mbi një sipërfaqe etj.); i tillë, ku ka shkuar njeriu; kund. i pashkelur. Vend i shkelur. Krahina të shkelura.
3. fig. Që njihet nga njerëzit; i njohur. Nëpër udhë të shkelura.
3. Që është rrahur në dërstilë; i dërstilur. Shajak i shkelur.
4. fig. Që është pushtuar nga një ushtri e huaj, i vënë nën sundim nga një shtet tjetër. Tokat (vendet, trojet) e shkelura. Vatrat e shkelura.
5. Që i është mohuar një e drejtë. Barazi e shkelur. E drejtë e shkelur.
6. Që është i korruptuar. Politikan i shkelur. Zyrtare e shkelur.
7. Që është i fyer, që i është shkelur fjala në kuvend, që nuk është respektuar. Burrë i shkelur.
✱Sin.: i shtypur, i përdhunuar, i pushtuar, i shituar, i korruptuar.
♦ Rrugë (udhë) e shkelur (e rrahur). I shkelur në *dërstilë. *Shtigje të shkelura (të rrahura).
TENJÓSUR (i, e) mb. 1. Që është i brejtur a i ngrënë nga tenja, që i ka rënë a që i ka hyrë tenja; i tenjavur. Grurë (hambar) i tenjosur. Dyllë i tenjosur.
2. Që e bren sëmundja, që vuan nga një sëmundje; që nuk shëndoshet. Dhëmb i tenjosur. Njeri i tenjosur.
3. fig. Që është i shitur (i blerë, i korruptuar). Zyrtar i tenjosur.
✱Sin.: i brejtur, i tenjavur, i molepsur, i prishur, i krimbur, i kalbur, i korruptuar, i shitur, i blerë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë