Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MOSKORRIGJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Pamundësi, paaftësi ose kundërshtim për të korrigjuar diçka; veprimi dhe gjendja kur nuk e korrigjoj dikë a diçka ose kur nuk korrigjohem; kund. korrigjim. Moskorrigjimi i të metave. Moskorrigjimi i parregullsive brenda afatit të caktuar. Moskorrigjimi i shikimit me syze.
►NDRÉQ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Vishem me rroba të reja; stolisem. U ndreqën e u stolisën. U ndreq nusja.
2. fig., vetv. Shmang të metat e dobësitë që kam pasur, përmirësohem; vij në rrugë të drejtë. Djali u ndreq.
3. vetv. Merrem vesh me dikë pas një grindjeje, pajtohem; ujdisem, rregullohem; kund. prishem. U ndreqën njëri me tjetrin. Nuk u ndreqa me ustain.
4. vetv., vet. v. III Përmirësohet, kthjellohet (për motin). U ndreq koha (moti).
5. pës. e NDRÉQ. U ndreqën rrugët (urat, shtëpitë). Nuk ndreqet lehtë. Druri ndreqet sa (kur) është i njomë. (fj. u.) njeriu edukohet më lehtë kur është në moshë të re.
✱Sin.: stolisem, vishem, zbukurohem, kërpitem, pillohem, hijeshohem, rregullohem, shëndoshem, korrigjohem, përmirësohem, piqem, ujdisem, pajtohem, shtrohem, drejtohem, zgjidhet, kthjellohet.
VETËREFLEKTÍM,~I m. Reflektim i vetvetes, pasi mendoj gjatë me veten time për një veprim a gabim që kam bërë, me qëllim që të korrigjohem dhe të përmirësoj mënyrën e sjelljes dhe veprimet e mia. Vetëreflektim për gabimet (të metat). Vetëreflektim i thellë. Vetëreflektim i vetvetes.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë