Fjalori

Rezultate në përkufizime për “korrier”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KORRIER

KORRIÉR,~I m. sh. ~E, ~ET Punonjës a nëpunës i ngarkuar për të çuar diku një njoftim, një porosi etj.; postier. Korrier diplomatik.

LETËRPRURËS

LETËRPRÚRËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që sjell një letër, prurësi i një letre. I ktheu përgjigje me letërprurësin.
Sin.: postier, korrier.

POJAK

POJÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. 1. Rojtari i arave e i vreshtave në një fshat; pendar, bekçi. Pojaku i fshatit.
2. Korrier fshati.
Sin.: pendar, rojtar, bekçi, vreshtar, korrier.

TARTAR

TARTÁR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Banor vendës i Tartarisë ose ai që e ka prejardhjen nga Tartaria. Tartarët kanë origjinë turko-mongole.
2. hist. Pjesëtar i fiseve turke, mongole etj. që ndihmoi për të formuar shtetin «Hordhia e Artë» në shekujt XIII-XV.
3. vjet. Kalorëskryente shërbimin postarkohën e pushtimit osman. Tartari i sanxhakbeut.
4. vjet. Korrier, postier i fshatit.
5. Njeri trupmadh.
Sin.: turk, mongol, kalorës, korrier, postier, trupmadh.
Tartari e merr vesh është rrëmujë e madhe, s’e merr vesh njeri; nuk kuptohet ç’është, ç’bëhet a ç’po ndodh diku; djalli e di (e merr vesh); dreqi e di (e merr vesh); nuk e merr vesh (nuk e njeh) i paridytin (diku).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.