Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KORRESPONDÉNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Gazetare e shtypit a e medias, që është punësuar në një mjet informimi për marrje dhe transmetim lajmesh. Korrespondente e televizionit.
2. si mb. Që është punonjëse e medias. Gazetare korrespondente.
LAJMDHË́NËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Punonjëse a bashkëpunëtore e një agjencie telegrafike, e një gazete, e radios, e televizionit, e portaleve elektronike ose e një organi tjetër, e cila dërgon lajme e artikuj nga vendi ku ndodhet; korrespondente. Foli në telefon me lajmdhënësen.
2. Ajo që jep lajmet në radio, në televizion, internet, folëse e radios a e televizionit. Lajmdhënësja dukej e shqetësuar, ngjarja që kishte ndodhur ishte e rëndë, edhe dhënia e lajmit e tillë ishte.
✱Sin.: folëse, informuese, gazetare.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë