Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KORRIGJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. gjuh. Ndreqje gabimesh gjuhësore.
2. Ndreqja e të metave me karakter edukativ, moral etj.
3. Mënyra se si korrigjojmë gabimet ose se si korrigjohemi në jetë, në punë etj. Korrigjimi në shkollë (në një qendër riedukimi).
4. Diçka që është korrigjuar; kopje e ndreqjeve; ndreqje, korrekturë. Zhduku (fshiu) korrigjimet.
✱Sin.: ndreqje, korrekturë.
NDRÉQJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Veprimi kur ndreq dikë a diçka ose kur ndreqem; kund. prishje. Ndreqja e rrugëve. Ndreqja e veglave (e këpucëve). Ndreqja e mosmarrëveshjeve. Ndreqje gabimesh. Ndreqja e të metave. Mënyra e ndreqjes.
2. Ndryshimi që i është bërë diçkaje për ta përmirësuar, për t’i hequr gabimet e të metat; shenja që tregon gabimet në një faqe të shkruar me dorë a me shtyp. Ndreqjet me laps (me penë, me bojë). Ndreqjet në fund të librit. Bëj ndreqjet e duhura.
✱Sin.: rregullim, meremetim, riparim, korrigjim, korrektim, veshje, zbukurim, ujdi, ujdisje, qortim, korrekturë, ribërje, mënjanim, zhdukje, përmirësim, pajtim, zgjidhje, stolisje, ndryshim, kthjellim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë