Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTOFORMÁT,~I m. sh. ~E, ~ET inf. Mundësi që ofrojnë softuerët për të redaktuar, për të rregulluar dhe për të formatuar automatikisht dokumentet, tekstin, numrat ose elemente të tjera në një dokument, sipas një modeli të paracaktuar (në Microsoft Word, në Excel, në Google Docs etj.). Autoformati i titujve. Autoformati i stilit të tekstit. Autoformat korrektues për gabimet gjuhësore.
KORREKTÚES,~E mb., libr. 1. gjuh. Që ndreq a korrigjon gabime gjuhësore; që shërben për të ndrequr këto gabime. Punonjës korrektues. Makinë korrektuese.
2. fig. Që shërben për të korrektuar sjelljen e dikujt etj. Punë korrektuese. Shkollë (qendër) korrektuese shkollë riedukimi.
✱Sin.: korrigjues, ndreqës.
URTËSIMÓR,~E mb. Që shërben për të disiplinuar, korrektues. Masë urtësimore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë