Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTODINAMÍK/Ë,~A f. 1. fiz. Sistem ose proces që funksionon apo zhvillohet vetë, pa pasur nevojë për ndërhyrje të jashtme; vetërregullim ose vetëpërshtatje e një mekanizmi, e një organizmi ose e një sistemi që ndikohet nga dinamika e tij e brendshme. Parimet e autodinamikës. Çështje të autodinamikës.
2. Forcë ose energji e brendshme që nxit zhvillimin, ndryshimin apo vetaktivizimin e një individi, sistemi ose procesi pa ndikim të drejtpërdrejtë nga jashtë. Korrektim i autodinamikës. Ndikimi i autodinamikës në formimin e personalitetit. Sipas autodinamikës jeta lëviz dhe ndryshon përmes një energjie të brendshme. Nxitja e autodinamikës te nxënësit.
✱Sin.: vetërregullim, vetëpërshtatje, vetorganizim.
NDRÉQJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Veprimi kur ndreq dikë a diçka ose kur ndreqem; kund. prishje. Ndreqja e rrugëve. Ndreqja e veglave (e këpucëve). Ndreqja e mosmarrëveshjeve. Ndreqje gabimesh. Ndreqja e të metave. Mënyra e ndreqjes.
2. Ndryshimi që i është bërë diçkaje për ta përmirësuar, për t’i hequr gabimet e të metat; shenja që tregon gabimet në një faqe të shkruar me dorë a me shtyp. Ndreqjet me laps (me penë, me bojë). Ndreqjet në fund të librit. Bëj ndreqjet e duhura.
✱Sin.: rregullim, meremetim, riparim, korrigjim, korrektim, veshje, zbukurim, ujdi, ujdisje, qortim, korrekturë, ribërje, mënjanim, zhdukje, përmirësim, pajtim, zgjidhje, stolisje, ndryshim, kthjellim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë