Fjalori

Rezultate në përkufizime për “koritem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BËZHIGOHEM

BËZHIG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR krahin. 1. vetv. Nxihem me blozë a me thëngjij, nxirosem. U bëzhigua nga bloza e oxhakut.
2. vetv., fig. Turpërohem shumë, njollosem, fëlliqem, koritem, s’më mbeti sy e faqe, më ra qiellikokë. U bëzhiguam kotkoti.
3. pës. e BËZHIGÓJ.

MARROHEM

MARR/ÓHEMII jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Turpërohem, bëhem me marre, koritem. U marrovatepër para vetes se para atyre. Burri u skuq se u marrua ngapranishmit.
2. pës. e MARRÓJII.

VËRZHGOHEM

VËRZHG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv.çirret lëkura me diçkamprehtëmajë, më bëhet gërvishtje e madhe; më nxihet lëkura nga një goditje e fortë, më vrugohet. U vërzhgua në fytyrë. Iu vërzhgua lëkura.
2. fig., vetv. Turpërohem, bëhem me turp; më nxihet fytyra. U vërzhgua keq. Iu vërzhgua fytyra (faqja).
3. pës. e VËRZHGÓJ.
Sin.: vrugohem, vreditem, çirrem, gërvishtem, grithem, gërricem, rripem, dërrmishem, gërdhucem, marrohem, turpërohem, poshtërohem, koritem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.