Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. 1. Ajo që është dhënë pas diçkaje me dëshirë e me dashuri, pa e pasur profesion. Amatore filmi. Amatoret e radios (e kinemasë). Amatore pikture.
2. Ajo që merret me një lloj sporti ose me një lloj arti pa e pasur si profesion, por duke pasur prirje për të. Amatoret e korit. Shoqata i amatoreve. Festivali i amatoreve.
3. Ajo që merret me një punë, pa pasur ndonjë përgatitje të veçantë për të; joprofesioniste, fillestare.
✱Sin.: fillestare, diletante, joprofesioniste.
CIJÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur disa kafshë e zogj nxjerrin një zë të hollë e të zgjatur; zëri i tyre; hungërimë; të cijaturit; pingërimë. Cijatjet shumëzërëshe të korit të mëllenjave e bilbilave. Cijasjet e pulëbardhave. Cijatje qensh. Hungurimë qensh.
2. Veprimi kur diçka lëshon një kërcëllimë a një zhurmë të çjerrë; kërcëllimë e zgjatur. Dëgjova një cijatje dere. Fishekzjarrët lëshonin tek binin ca cijatje ngjethëse.
3. Të folur që ngjason me cicërimën e zogjve; cicërim; cicërimë. Në kufjet e hequra, i vinin cijatjet e zërave, të dobëta e mjerane.
✱Sin.: cijamë, cijim, pingërim; pingërimë, hungërimë, të cijaturit, vërshëllimë, kuisje, cicërimë.
DIRIGJÉNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. muz. Dirigjues. Dirigjenti i orkestrës (i korit). Shkopi i dirigjentit.
2. fig., libr. Ai që luan rolin kryesor për organizimin e drejtimin e një pune a të një veprimtarie. Dirigjenti i skuadrës.
♦ I bindet *shkopit të dirigjentit (dikush) libr.
EPISÓD,~I m. sh. ~E, ~ET 1. let. Veprim i dorës së dytë e i përfunduar që ndërfutet në në veprimin kryesor të një poeme, të një romani etj. Episod dramatik (tragjik, komik). Episode të ndryshme. Ndër disa episode të tyre të përziera me kohë me episode të tjera të përrallave të mëvonshme.
2. libr. Ngjarje e veçantë ose ndodhi e shkurtër a e rastit. Episod i papritur (i jashtëzakonshëm). Episode nga jeta. Kjo humbje ishte veçse një episod. Ishte një episod i vetëm. Episod i veçuar.
3. let., hist. Secila prej pjesëve me dialog ose skenave në të cilat zhvillohej tragjedia antike greke pas hyrjes së korit. Zakonisht janë katër episode. Episodi i fundit quhej eksod.
NËN parafj. Përdoret me një emër në rasën kallëzore për të treguar: 1. Sendin, vendin etj., poshtë të cilit ndodhet a lëviz dikush a diçka ose kryhet diçka; kund. mbi. Nën tryezë (nën shtrat). Nën jorgan. Nën kokë. Nën sqetull. Nën mollë (nën një rrap). Nën tokë (ujë). Nën qiellin e kaltër. Nën muret e kështjellës. U fut nën strehë. U fsheh nën rërë. Tokë nën kulturë tokë e mbjellë.
2. Një gjendje më të ulët se ajo që është e nevojshme a e zakonshme për dikë a diçka ose që merret si pikënisje; kund. mbi. Nën moshë. Nën kufi. Nën normë. Nën nivelin e duhur. Nën mesataren e rrethit. Punon nën ngarkesë. Temperatura nën zero.
3. Sendin, mjetin ose dukurinë që vepron mbi dikë a diçka. Nën zjarrin e armikut. Nën breshërinë e plumbave. Nën një shi të rrëmbyeshëm. Natyra shkëlqente nën rrezet e diellit. Nën dritën e hënës. Toka nën ujë. Vuri nën thikë një ka.
4. Gjendjen e varësisë ndaj dikujt a diçkaje a të kujdesit për dikë a diçka ose kushtet e rrethanat në të cilat është vënë dikush a diçka, bëhet a kryhet diçka. Nën komandën (varësinë) e... Nën kontrollin (mbikëqyrjen, kujdesin) e... Nën kujdestarinë e... Nën drejtimin e... Nën sundimin e një shteti tjetër. Marr nën kontroll (nën mbikëqyrje, nën kujdes). E ka nën vete. Nën efektin e alkoolit. Nën sanksionet e vendosura.
5. Shkakun e ndonjë veprimi, të ndonjë dukurie a gjendjeje me kuptimin: si pasojë e..., si rrjedhim i... Nën peshën e fajit ai u dorëzua. Nën shtytjen e... Nën përshtypjen e... Nën ndikimin e të ftohtit. Nën goditjet e artilerisë, toga u tërhoq.
6. Mjetin për të fshehur qëllimet e vërteta, për të cilat bëhet diçka; me. Nën maskën e miqësisë. Nën një emër të rremë.
7. Tingujt, zhurmat ose zërat që shoqërojnë një gjendje a një veprim. Nën tingujt e korit (e bandës, e këngës). Nën zhurmën e fishekzjarreve.
8. Përdoret me një emër në rasën kallëzore në disa shprehje frazeologjike për të treguar mënyrën si bëhet a kryhet diçka. Punon nën rrogoz. Flas nën zë. Qesh nën buzë. Ia dha nën dorë. Vepron nën hundën e dikujt. E thirrën nën armë. Para nën dorë para që i jepen dikujt fshehtas për të përfituar një të mirë a shërbim.
✱Sin.: poshtë, në, përposhtë, përfund(i), me.
♦ Hyn nën *udhë (dikush).
OKTÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. muz. Vepër a pjesë muzikore, që luhet me tetë vegla ose që këndohet me tetë zëra.
2. muz. Grup i përbërë prej tetë këngëtarësh ose instrumentistësh, të cilët këndojnë një këngë ose luajnë një pjesë muzikore. Okteti i vajzave. Okteti i estradës (i qendrës kulturore, i korit të operës).
3. kim. Grup i qëndrueshëm prej tetë elektronesh që përbën parimin themelor në strukturën e atomeve dhe lidhjeve kimike. Okteti elektronik i gazeve.
4. let. Njësi ndërtimore poetike që ndihmon në organizimin dhe zhvillimin e përmbajtjes së poezisë; tetë vargjet e para të sonetit.
REPLÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Përgjigje e shpejtë që i jep dikush një bashkëbiseduesi a një diskutuesi dhe që zakonisht përmban një kundërshtim ose vërejtje; fjalë ose vërejtje që thuhen nga vendi në një mbledhje. Replikë e mprehtë (e qëlluar, e gjallë). Replikë nga salla. Përgjigje një replike. Shkëmbejnë replika.
2. teatër. Fjalët që shqipton një aktor pas një aktori tjetër si përgjigje; fjalët që shkëmbejnë aktorët në një dialog; kundërpërgjigje. Replikë e gjatë. Replikë teatrale. Bëj një replikë. Përsërit (mësoj) një replikë.
3. art. Kopje, riprodhim. Një replikë e shtatores u vendos në vendlindjen e heroit.
4. muz. Pjesë e shkurtër në një copë muzikore, e cila përsëritet në mënyrë të ndryshme nga një këngëtar ose me të cilën rifillon një vegël pas një pushimi. Replikë muzikore. Replika e korit.
5. drejt. Kundërpërgjigje.
✱ Sin.: përgjigje, kundërpërgjigje, reagim, vërejtje, kopje, riprodhim, duplikatë.
TENÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT muz. 1. Këngëtar që ka zë të hollë e të lartë në këngët klasike; ai që këndon me këtë zë; zë burri, më i mprehti pas atij të kundër-tenorit. Tenor i operës. Tenor i parë. Tenor dramatik. Tenor lirik. Tenorët e korit. Me zë tenori. Tenori përdor zërin e mushkërisë, kundër-tenori, atë të kokës.
2. si mb. Që i përgjigjet për nga shkalla e tingullit regjistrit të tenorit (për një vegël muzikore): kund. bas. Saksofon tenor.
TÓN,~IIII m. sh. ~E, ~ET 1. fiz. Tingull i rregullt në një lartësi të caktuar, që prodhohet nga lëkundje të njëpasnjëshme të valëve të ajrit; tingulli në kundërvënie me zhurmën. Ton i thjeshtë (i përbërë). Ton i lartë (i ulët). Tone dhe zhurma. Ton i pastër.
2. muz. Tingull muzikor; intervali më i madh ndërmjet dy notave të njëpasnjëshme në gamën muzikore; tingull muzikor bazë, me të cilin nis një këngë a një vepër tjetër muzikore. Gama ka pesë tone dhe dy gjysmëtone. Një ton më lart (më poshtë, më ulët). I dha tonin korit (orkestrës).
3. Karakteristikë e zërit të njeriut kur flet a kur këndon; forca a lartësia e zërit kur flasim. Ngre (ul) tonin. Fliste me ton të lartë (të ulët). Me ton komandues (urdhërues).
4. zakon. sh., libr. Nuancë e hollë e një ngjyre, ngjyra a nuanca nga anon një ngjyrë tjetër. Me tone të hapura (të çelura). Me tone të errëta. Tonet e ngjyrës.
5. Mënyrë si flasim a si shkruajmë, mënyrë si i themi gjërat për të shprehur me qartë ndjenjat, qëndrimin e vlerësimin tonë për dikë a për diçka. Me ton të ashpër (të butë). Me ton të ngrohtë (të ftohtë). Me ton lutës. Me ton atëror (këshillues). Me ton të prerë (të vendosur). Me ton tallës (qortues). Me ton zyrtar. Iu përgjigj me po atë ton. Ndërroi (ndryshoi) tonin. Me ton hakërrues.
✱Sin.: tingull, zë, ngjyresë, ngjyrim, intonacion.
♦ I jep tonin (diçkaje) libr. e përcakton diçka, e bën të marrë një drejtim a një rrugë të caktuar (një mbledhje, një punë etj.); bën diçka që shërben si shembull për të tjerët, bëhet shembull për diçka.
TURPËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj me turp dikë; i nxij faqen; fyej dikë përpara të tjerëve, e bëj që ta tallin të tjerët; bëj që të druhet para të tjerëve; korit, damkos, njollos, stigmatizoj; kund. nderoj (i zbardh faqen). Turpëroi familjen (prindërit, vëllezërit, motrat). Mos na turpëro! Nuk na turpëron djali. E turpëroi në sy të të gjithëve.
2. I marr nderin, e çnderoj, e përdhunoj, e njollos. Deshi ta turpëronte. U hodhën nga shkëmbi, të të mos i turpëronin.
✱Sin.: marroj, skuq, stërkeq, cenoj, telendis, zhburrnoj, zhburrëroj, fëlliq, njollos, sterroj, korit, çnderoj, damkos, përdhos, baltos.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë