Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►CITÓS/EMI jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Mbërthehem me kapësa a me gjilpërë; kap me gjilpërë (xhaketën, pantallonat që kam veshur etj.)
2. pës. e CITOS.
✱Sin.: kapem, kopsitem, qepem, përthekohem, karfosem.
►KARFÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zë a kap me karficë flokët, dy anët e një veshjeje etj.
2. vetv. Kopsitem. Vesh pallton dhe karfosem.
3. vetv. Kapem, puqem ose ngjitem pas dikujt a pas diçkaje. Karfosem pas murit (pas pemës).
4. vetv. Kacambytem a përleshem me dikë. U karfosën keq ata të dy.
5. Bie a rrëzohem përdhe.
6. fig., vetv. Më karfos një shqetësim i madh; mbërthehem nga një ndjenjë e fortë etj., e cila më mundon shpirtërisht.
7. pës. e KARFÓS.
✱Sin.: mbërthehem, kopsitem, kacambytem, kapem, puqem, pllakosem.
►MBËRTH/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Mbërthej kopsat e një petku që kam veshur; mbërthej pallton, këmishën etj., kopsitem; kund. zbërthehem. Mbërthehem mirë e mirë. Mbërthehu se është ftohtë!
2. vetv. Kapem fort pas diçkaje e nuk shqitem; qëndroj në vend pa lëvizur, gozhdohem; mbetem në një vend e nuk luaj, shtang, shtangem (edhe fig.). U mbërthye pas trungut. Ishte mbërthyer pas punës. U mbërthye në shtrat u dergj për një kohë të gjatë i sëmurë. Iu mbërthye dora, s’e lëviz dot. U mbërthye në vend nga frika.
3. vetv. Kapem me një tjetër me duar a me krahë; kapem me dikë, zihem me duar e me shkelma; përleshem. U mbërthyen për beli (për flokësh). U mbërthyen keq njëri me tjetrin. U mbërthyen fytafyt me armikun.
4. fig., vetv. Grindem keq me dikë, kapem me fjalë. Ishin mbërthyer keqas në mbledhje.
5. pës. e MBËRTHÉJ.
✱Sin.: kopsitem, karfosem, ngjeshëm, kapem, kapërthehem, përlahem, kacafytem, zihem, grindem, përleshem, qepem.
♦ Iu mbërthye goja (gjuha) nuk mund të fliste; nuk foli fare, s’e çeli gojën.
►SHKAMC/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Shkopsitem, më zbërthehen kopsat pa dashje; kund. kopsitem. U shkamcua teksa hante bukë. Shkamcohem pa dashje.
2. Hapet diçka me forcë. Arka u shkamcua me vrull.
3. pës. e SHKAMCÓJ.
✱Sin.: shkopsitem, zgafullohem, shpartallohet, shqyhet.
►SHKOPSÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Zbërthehem kopsash, shkomçohem; kund. kopsitem. - Mos u shkopsit se ftohesh! Ishte shkopsitur nga vapa.
2. vet. v. III Zbërthehet kopsa dhe del nga vrima; zbërthehet një veshje. I ishte shkopsitur bluza.
3. pës. e SHKOPSÍT.
✱Sin.: shkomçohem, zbërthehem.
►SHKOPSÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Zbërthehem kopsash, shkomçohem; kund. kopsitem. - Mos u shkopsit se ftohesh! Ishte shkopsitur nga vapa.
2. vet. v. III Zbërthehet kopsa dhe del nga vrima; zbërthehet një veshje. I ishte shkopsitur bluza.
3. pës. e SHKOPSÍT.
✱Sin.: shkomçohem, zbërthehem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë