Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kooperativiste”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

EKONOMI

EKONOMÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Tërësia e marrëdhënieveprodhim në një rendcaktuar shoqëror. Ekonomia e lashtë. Ekonomia kapitaliste. Ekonomia feudale. Ekonomia socialiste.
2. Sistemi i organizimit dhe i përdorimit të të mirave materiale në një vend, në një degëprodhimit etj. Ekonomi e tregut (sociale e tregut). Ekonomi e vogël (e madhe). Ekonomi e planifikuar (e përqendruar). Ekonomi natyrore ekonomi zakonisht fshatare, që prodhon gjithçka për nevojat e veta dhe jo për tregun.
3. Gjendja materiale dhe financiare e një vendi, e një degeveprimtarisë prodhuese etj. Ekonomi e zhvilluar (e prapambetur). Forcojmë ekonominë. Ekonomi shumëdegëshe. Ekonomia kombëtare. Ekonomi e pavarur. Ekonomi e planifikuar.
4. Degë e veprimtarisë prodhuese me një strukturë e organizimcaktuar. Ekonomia bujqësore (industriale, blegtorale, pyjore, ujore). Ekonomia komunale. Ekonomia industriale.
5. Tërësia e mjetevenevojshme për jetesë. Ekonomi shtëpiake (vjet.) lëndë mësimore për mirëmbajtjen e shtëpisë, për gatimin, për qepjen etj. Ka një ekonomimirëfamilje.
6. Tërësia e shkencavestudiojnë marrëdhënietprodhim, gjendjen materiale e financiare të një vendi etj., si edhe degët e ndryshmeveprimtarisë prodhuese. Fakulteti i ekonomisë. Studion për ekonomi. Ekonomia politike shkencastudion ligjet e prodhimit, të këmbimit dheshpërndarjes së të mirave materialeshkallëndryshmezhvillimitshoqërisë njerëzore.
7. Rregull a masëshpenzime; kursim. Përdor (harxhoj) me ekonomi. Bëj ekonomi kursej.
8. hist. Njësi prodhimi, sidomosbujqësi, së bashku me mjetet dhe veglatzotëron. Ekonomi kolektive (kooperativiste). Ekonomi ndihmëse sipërfaqe toke 1 deri 3 dynymë, që u jepejpërdorim familjeve me të ardhurapakta.

KOOPERATIVIST

KOOPERATIVÍST,~E mb. Që ka të bëjë me kooperativën dhe me kooperativizmin. Ekonomi (ndërmarrje) kooperativiste. Fermer kooperativist.

LUFTË

LÚFT/Ë,~A f. sh. ~ËRA, ~ËRAT 1. Ndeshje e armatosur ndërmjet shtetesh a forcash kundërshtare, që zhvillohet zakonisht me një varg betejash; koha sa vazhdon kjo ndeshje dhe gjendjakrijohet ndërmjet palëvendeshen; përleshje e armatosur ndërmjet forcash ushtarake kundërshtare në një vendcaktuar, betejë, luftim; kund. paqe. Luftë çlirimtare. Luftë mbrojtëse (sulmuese). Luftë e padrejtë (shkatërrimtare). Luftë civile (qytetare). Luftë bërthamore (bakteriologjike, kimike). Luftë e ashpër (e përgjakshme). Luftë tokësore (ajrore, detare). Lufta e Parë (e Dytë) Botërore. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta e Vlorës. Lufta për çlirimin e Tiranës. Lufta dhe paqja. Lufta kundër pushtuesvehuaj dhe tradhtarëve të vendit. Heronjtë (dëshmorët) e luftës për çlirim. Ligjet e luftës. Anije lufte. Rob lufte. Plaçkë lufte. Gjurmët (dëmet) e luftës. Dëmshpërblimet e luftës. Sheshi i luftës. Në kohën e luftës. Që nga lufta e këtej. Përpara luftës. U luftë. Bëri luftë luftoi. U kthye nga lufta. Ra (u vra) në luftë. Ndodhengjendje lufte. Nisi (plasi, pushoi, mori fund) lufta. I shpalli luftë. Hyriluftë. Ka marrë pjesëluftë. Luftë civile (pol., hist.) konfliktpërfshin përballjen midis dy apo më shumë grupe kundërshtare brenda një shteti, luftë e qytetarëveishinvartësipushtetitnjëjtë shtetëror. Luftë guerile (pol., hist.) luftë e armatosur e zhvilluar nga njësiparregullta, që përpiqet për transformime shoqërore politike dhe e kundërshton pushtetin e shtetit; teknikë lufte, taktike dhe strategjike, zakonisht mësymëse, e përdorurterritorin e pushtuar nga armikulidhje me operacionet tradicionale nga forcat aleate.
2. Ndeshje e ashpër dhe e papajtueshme ndërmjet sistemesh, klasash, grupesh shoqërore a partish kundërshtare; veprimtari goditëseorganizohet e zhvillohet nga një klasë, nga një parti, nga një sistem shoqëror etj. për të mposhtur e për të asgjësuar palën kundërshtare, veprimtarinë e saj dhe gjithçka që i shërben asaj. Luftë politike (ideologjike, ekonomike, diplomatike). Luftë e nxehtë luftë me armë. Luftë e ftohtë (soc.) luftë politike, ideologjike, ekonomike etj. (pa armë). Luftë parimore. Lufta e klasave. Lufta ndërmjet dy sistemesh. Lufta e klasave (ideol.) luftë ideologjike, politike, ekonomike, kulturore etj. që u në Shqipërinë moniste, kundër klasëspasur duke i dhënë përparësi sundimitklasës punëtore e të fshatarësisë kooperativiste. Një uri që dukej se nuk ua shuante dot as lufta e klasave. Luftë e shenjtë (fet.) koncept fetar që i referohet një lufteshpallur nga një autoritet fetar ose një grup besimtarësh për të mbrojtur ose përhapur besimin e tyre, shpesh me justifikimeshenjta dhe shpirtërore. Në histori, lufta e shenjtë ka përfshirë fushata ushtarake të udhëhequra nga fetë e ndryshme për të mbrojtur territoreshenjta ose për të shpëtuar besimtarët nga kërcënimejashtme.
3. edhe fig. Përpjekje këmbëngulëse për të mënjanuar a parandaluar, për të çrrënjosur a për të asgjësuar diçkadëmshme ose për të kapërcyer pasojat e rëndadiçkaje. Lufta për emancipimin e gjithanshëm. Lufta kundër dëmtuesve të bimëve. Lufta kundër sëmundjeve ngjitëse (kundër malaries). Lufta kundër vërshimeve të lumenjve (kundër gërryerjestokës, kundër thatësirës). Lufta kundër pasojavetërmetit.
4. Ballafaqim e ndeshje ndërmjet dy mendimesh, pikëpamjesh, ndjenjash, qëndrimesh, prirjesh, shfaqjesh etj. që janëpapajtueshme. Luftë e brendshme. Luftë mendimesh (ndjenjash). Lufta e të kundërtave. Lufta e së mirës me të keqen (me të ligën). Lufta e së resë me të vjetrën.
5. Përpjekje e madhe, këmbëngulëse dhe e pandërprerë për t'ia arritur patjetër një qëllimi, duke kapërcyer me guxim vështirësitë e pengesat. Lufta për liri e pavarësi. Lufta për drejtësi shoqërore. E arriti me luftë. Zhvilluan luftëashpër sportive.
6. bised. Përleshje trup me trup ndërmjet dy a më shumë njerëzve ose kafshëve, luftim. Është i fortëluftën truptrup.
Sin.: luftim, betejë, përleshje, ndeshje, përpjekje, ballafaqim.
*Pushkë (dyfek) pas lufte.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.