Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kooperativë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KOLEKTIVIZIM

KOLEKTIVIZÍM,~I m. 1.  ek., hist. Organizim i prodhimit dhe i industrisë në një vend, i mbikëqyrur nga qeveria, që arrihet duke shfuqizuar pronën private dhe kalimin e saj në pronësi të përbashkët të një komuniteti. Kur mbaroi reforma agrare, filloi kolektivizimi i bujqësisë në Shqipëri.

2. ek. Bashkim vullnetar i disa fermave private në një kooperativë ku mjetet e prodhimit janë të përbashkëta dhe anëtarët ruajnë të drejta të caktuara mbi të ardhurat; sistem kooperativist, kooperativizim. Kolektivizimi i tokës.

KOLEKTIVIZOHEM

KOLEKTIVIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., bujq. Kolektivizoj pronën, mjetet e punës e të prodhimit me ato të dikujt tjetër; bashkohem me punonjëstjerë në një kooperativë (në vende ku nuk ekziston pluralizmi).
2. pës. e KOLEKTIVIZÓJ.

KOOPERATIVIZËM
KOOPERATIVË
KOOPEROHEM

KOOPER/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Bashkohem në një kooperativë për të punuarbashku me të tjerë, ku edhe shpërblimi është i barabartë.
2. vetv. Bashkëveproj me dikë (me specialistë a me institucione të të njëjtit profil) për të bërë një punëpërbashkët me karakter teknik, shkencor, shoqëror etj.
3. pës., vet. v. III e KOOPERÓJ.

KOOPEROJ

KOOPER/ÓJ jovep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., jokal. 1. Bashkoj në një kooperativë mjetet e prodhimit dhepunës. Kooperojmë tokat (mjetet, forcat).
2. Bëj kooperim a bashkëveproj në një fushëveprimtarisë me dikë a me një institucion të të njëjtit profil. Kooperoj me universitetin.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.