Fjalori

Rezultate në përkufizime për “konvertuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KONVERTOHEM

KONVERT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ndërroj a ndryshoj bindjet a besimin në një tjetër. Jam konvertuar në fenë e të parëve të mi.

2. pës., vet. v. III e KONVERTÓJ.

Sin.: kthehem, ndërrohet, ndryshohet, shndërrohet, përshtatet, këmbehet, transformohet.

KONVERTUAR

KONVERTÚAR (i, e) mb. Popullsi e konvertuar. Laikë të konvertuar. Kalendari julian i konvertuar në kalendarin gregorian. Dollarë të konvertuar në euro. Sheqer i konvertuar në alkool. Energji e konvertuar në forma të tjera të energjisë elektromagnetike.

Sin.: i ndërruar, i ndryshuar, i kthyer, i përshtatur, i këmbyer, i shndërruar, i transformuar.

KONVERTUES

KONVERTÚES,~E mb. Që shërben për të konvertuar diçka. Stacion konvertues i sinjalit të transmetimit.

Sin.: kthyes, shndërrues, transformues.

KONVERTUES

KONVERTÚES,~I m. sh. ~, ~IT tek. Aparat që shërben për të konvertuar një sinjal, një formë energjie, një substancë etj. në diçka tjetër. Aftësia e konvertuesit për të furnizuar me oksigjen. Konvertues energjie. Konvertues i sinjalit kabllor.

MONEDHË

MONÉDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Para prej metali; para. Monedha argjendi (floriri, bakri). Shkëmbimi (këmbimi) i monedhave. Vuriqarkullim monedhareja. Preu një seri monedhash. Monedhë ari.
2. fig. Mënyrë sjelljeje. Iu përgjigj (ia ktheu) me të njëjtën monedhë.
3. ek. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtafushëekonomisë: Monedhë e butë monedhë kombëtare vlera e së cilës pritet të luhatet ose të bjerëraport me monedhat e tjera, shpesh për shkak të paqëndrueshmërisë ekonomike ose politike. Monedhë e dobët monedhë me vlerëulët ose në rëniekrahasim me monedhat e tjera. Monedhë e drejtuar monedhë, kursi i këmbimit të së cilës kontrollohet nga banka qendrore, zakonisht duke blerë dhe duke shitur transaksione. Monedhë e falsifikuar monedhë e prodhuar pa miratimin ligjor të një shteti a të një qeverie, zakonisht në një përpjekjeqëllimshme për të imituar monedhën reale aq sa të mashtrojë marrësin e saj. Monedhë e fortë monedhë, vlera e së cilëskrahasim me monedhat e tjera është duke u përmirësuar, që tregohet nga një rëniekurset e këmbimitdrejtpërdrejtëasaj monedhe. Monedhë e huaj monedhëpërdoret në një vend tjetër si formë monetare e autorizuar zyrtarisht. Monedhë e kthyeshme monedhëmundblihet ose shitet lehtësishttregun e huajkëmbimit valutor, me pak ose aspak kufizime. Monedhë në ar monedhë që, sipas një sistemi standardiarit, e ka vlerënlidhur drejtpërdrejt me një sasicaktuar ariatij vendi a kombi. Monedhë e (mbi)çmuar rritje e vlerës së një monedhe ndaj një tjetretregjet e huajakëmbimit valutor. Monedhë e mbivlerësuar monedhë, vlera e së cilës është më e lartë se sa duhetjetëtregjet e këmbimit valutor, bazuarfaktorë ekonomikë. Monedhë e ndërhyrjestregun e parasë veprim i bërë nga qeveria dhe banka qendrore që të përmbajë luhatjet e tepërtakurset e këmbimit valutor dhe t'i stabilizojë ato. Monedhë e nënçmuar rënia e vlerës së një monedhekrahasim me monedhat e tjera. Monedhë e nënvlerësuar monedhë, vlera e së cilës është më e ulët nga sa duhetjetë realishttregjet e këmbimit valutor. Monedhë e pakthyeshme monedhë që nuk konvertohet lirshëmtregun e huajkëmbimit valutor. Monedhë e paqëndrueshme monedhë e butë ose monedhë e dobët. Monedhë e qëndrueshme monedhë me vlerëqëndrueshme. Monedhë e rrallë monedhëkufizohet nga vendi i prerjes, vendi i origjinës, viti, gjendja etj. Monedhë e shëndetshme monedhë që nuk gjeneron inflacion dhe nuk ecën me një normë monetare ligjorepërcaktuar nga autoritetet. Monedhë e shportës grup monedhash të ndryshme, secila me një peshë specifike, që përdoren për të përcaktuar vlerën e një monedhe tjetër ose për të zvogëluar rrezikun e luhatjeve valutore. Monedhë kombëtare forma kryesore e parasëpërdor një vendmënyrë zyrtare. Monedhë kryesore kombinimet më të tregtuara të monedhave nga disa prej ekonomive më të mëdhabotë. Monedhë kyç monedhë me vlerë relativishtqëndrueshmendihmonvendosjen e kursitkëmbimit dhe mbështet transaksionet ndërkombëtare. Monedhë ligjore monedhë e pranuar dhe e autorizuar ligjërisht në një vend. Monedhë metalike monedhë prej metali. Monedhë rezerve monedhë e mbajtursasi të mëdha nga një bankë qendrore si pjesë e rezervave të saj të këmbimit valutor. Monedhë standarde njësi monetare e caktuar nga një qeveri për të shërbyer si bazë e sistemit të saj monetar dhe për të konvertuar llojet e tjeraparavevend. Monedhë vendi monedha zyrtarepërdoret në një vend. Monedhë vendore formë parash e ndryshme nga monedha kombëtare, e krijuar dhe e menaxhuarnivel lokal.
E di çfarë monedhe është (dikush) keq. e njoh shumë mirë, hollësisht, me virtytet e veset që ka, deriimtësi, pa asgjëfshehtë, ashtu si është; (ia di) sa dhëmbë e dhëmballë ka në gojë (dikush); (e njoh) me rrënjë e me degë (dikë); e njoh me lëkurë e me brinjë (dikë); kund. s’i kam dëgjuar as emrin (dikujt). Monedhë shkëmbimi (tregu) libr. mjet për të bërë allishverishe, matrapazllëqe e dallavere. Me të njëjtën monedhë libr. ashtu si sillet dikush me mua, në të njëjtën mënyrë a me të njëjtën gjuhë ia kthej; si më shtron ashtu e mbuloj (dikë).

MOSKONVERTUESHMËRI

MOSKONVERTUESHMËRÍ,~A f. Pamundësia për t’u konvertuar, mungesë e konvertueshmërisë, pakonvertueshmëri; kund. konvertueshmëri. Moskonvertueshmëria e valutës. Moskonvertueshmëria e dollarit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.