Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KONVERSIÓN,~I m., libr. 1. logj. Mënyrë a formë deduksioni kur zëvendësohet subjekti nga predikati dhe anasjellas.
2. spec. Konvertim.
KRISHTERÍM,~I m., fet. 1. Konvertim a shndërrim në i krishterë.
2. Fe monoteiste botërore e cila lindi në shekullin I të erës së re dhe ka si figurë qendrore Jezu Krishtin, mësimet dhe shembullin e tij, i cili konsiderohet si Biri i Zotit dhe Shpëtimtari i njerëzimit; kristianizëm.
3. përmb. Gjithë të krishterët; tërë ithtarët e krishterë. Krishterimi adhuron Krishtin.
✱Sin.: kristianizëm, krishterizëm.
KTHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Të ardhurit përsëri në vendin nga jemi nisur; të kthyerit mbrapsht. Rruga e kthimit. Kthimi në shtëpi (në atdhe). Ndeshja e kthimit (sport.) ndeshja e dytë ndërmjet dy ekipeve.
2. Udhëtimi a rruga që bëjmë kur kthehemi nga vendi prej nga jemi nisur. Biletë e kthimit. Kthimi me makinë (me avion) në shtëpi nuk na lodhi.
3. Mënyra se si rikthehet një gjendje a situatë tashmë e njohur. Kthim në gjendjen e mëparshme. Kthim i vështirë.
4. spec. Shndërrim a shkëmbim i diçkaje me një tjetër që ka të njëjtën vlerë; konvertim. Kthimi i valutës.
5. Koha kur kthehemi aty ku ishim; kthesë. Pas kthimit të sistemit (të regjimit).
✱Sin.: konvertim, shndërrim, të kthyerit, kthesë.
ORTODOKSÍZ/ËM,~MI m., fet. Ortodoksia. Konvertim në ortodoksizëm.
SHKODÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shkodojmë një mesazh; interpretim, transkriptim; kund. kodim. Procesi i shkodimit. Shkodimi i mesazhit.
✱Sin.: konvertim, interpretim, deshifrim, transkriptim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë