Fjalori

Rezultate në përkufizime për “konvencional”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJUHË

GJÚH/Ë,~AII f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mjeti themelor e më i rëndësishëm i komunikimit ndërmjet njerëzve përmes sistemittingujvenyjëtuar, trajtavefjalëve e rregullave për formimin e fjalëve dhe për lidhjen e tyrefraza; sistem i krijuar e i zhvilluar historikisht, si një nga tiparet themelore të një etnie a të një kombi. Lindja (prejardhja) e gjuhës. Gjuha shqipe (amtare). Gjuha standarde forma zyrtare e gjuhës së një shteti, me norma të ngulitura e të përgjithshme në të shkruar e në të folur. Gjuhë inflektive (gjuh.) tip gjuhësh sintetike, në dallim nga gjuhët aglutinative, që përdorin morfema për të shënuar ndryshimet morfologjike, sintaktike ose semantike. Fjalori i gjuhës shqipe. Thyej gjuhën fitoj aftësi për të folur një gjuhëhuaj. Gjuhë e folur gjuhëpërdoretbisedëzakonshme; gjuhë e stilit bisedor. Gjuhë e huaj gjuhë që nuk është imja; gjuhë e një populli a kombi tjetër. Gjuhë e gjallë gjuhëpërdorim; gjuhëflitet e përdoret ende. Gjuhë e shkruar paraqitje e gjuhës me anësistemeveshkrimit. Gjuhë e vdekur gjuhë që nuk përdoret më në të folur. Gjuhë indoevropiane familje gjuhësh, që përfshin gjuhët, si: shqipja, indishtja, iranishtja, armenishtja, greqishtja, latinishtja e gjuhët romane, gjuhët gjermanike, gjuhët sllave, gjuhët baltike, kelte etj. Gjuhë zyrtare gjuhë a dialekt me status ligjorveçantë në një vend, shtet a krahinë, që përdoretorganet shtetërore e administrative.
2. Fjalët, mjetet gramatikore etj., që përdoren në të folur e në të shkruar sipas kërkesave e veçorive të një norme, të një fushe a të një gjinie; ligjërim, stil. Gjuhë bisedore. Gjuhë poetike. Gjuhë gazete. Gjuhë akademike. Gjuhë universale. Gjuhë tonike gjuhë si kinezishtja e disa gjuhë afrikane, në të cilat toni dallon kuptimet e fjalëve.
3. Mënyrë karakteristike e shprehjesdikujt në të folur; tërësia e veçorivepërdorimitmjeteve gjuhësore nga dikush a në një vepër, stil. Gjuhë e zhdërvjellët. Gjuha e shkrimtarit. Gjuha e romanit. Gjuha e dramës. Gjuhë shkencore.
4. edhe fig., Mjetet për të kumtuar, duke përdorur shenjacaktuara, tinguj, lëvizje etj.; mjete shprehësemarrin një kuptim konvencional. Gjuha e gjesteve. Gjuha e pikturës. Gjuha e muzikës. Me gjuhën e shifrave. Gjuhë e makinës (tek., inf.) kod udhëzimeshzbatohen drejtpërdrejt nga procesori qendror i makinës (kompjuterit). Gjuhë e algoritmit (inf.) gjuhë artificiale e krijuar për të shprehur algoritme. Gjuhë artificiale. Gjuhë shkencore gjuhë programimi e ndërtuar për formula dhe matrica matematikore. Gjuhë programimi (tek., inf.) gjuhë e ndërtuar nga një varg udhëzimesh, të quajtura kodemakinës, të shënuar me shifrat 1 dhe 0. Gjuhë e makinës (tek., inf.) kod udhëzimeshzbatohen drejtpërdrejt nga procesori qendror i makinës (i kompjuterit). Gjuhë e ndërfaqes (tek., inf.) gjuhëvendos komunikimin midis makinës dhe programevekompjuterit. Gjuhë e programuar (tek., inf.) gjuhë e koduarpërdor programuesi për të shkruar udhëzimekuptueshme për kompjuterin. Gjuhë e reklamave gjuhë ose zhargon i posaçëmpërdoret për të bërë reklamamallrave etj. Gjuhë e shenjave gjuhëpërdor shenja e lëvizjetrupit për të përcjellë një mendim, ndjenjë a gjendje.
5. Tingujt a lëvizjet e disa kafshëve dheshpendëve për komunikimin e thjeshtë instinktiv ndërmjet tyre. Gjuha e kafshëve. Gjuha e shpendëve. Gjuha e zogjve. Gjuha e bletëve.
6. bised. E folme, dialekt; të folur. E ka thyer gjuhën nuk flet më në të folmen e krahinës së vet.
7. Lënda e gjuhës; Gjuha shqipe si lëndë mësimoreshkollën e arsimit parauniversitar; teksti i kësaj lënde. Mësuesi i gjuhës. Libri i gjuhës. Ushtrimet e gjuhës. Mori dhjetëgjuhë.
Ia di gjuhën (dikujt) e njoh mirë, e di mirë ç’mendon a ç’qëllime ka. Flasin gjuhëndryshme nuk e kuptojnë njëri-tjetrin, nuk merren vesh. Gjejnë gjuhëpërbashkët arrijnëmerren vesh njëri me tjetrin, pajtohenmendime e në veprime. E ktheu gjuhën e ndryshoi fjalën, ndërroi qëndrim.

KODIM
KONVENCIONAL
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.