Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KONVEJÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. mek. Mekanizëm a mjet i mekanizuar që përbëhet nga një rrip i posaçëm lëvizës për të transportuar materiale në një largësi të afërme; transportues i thjeshtë mekanik.
2. edhe fig. Sistem teknik i punës së organizuar dhe të pandërprerë. Metoda e konvejerit metoda e transportimit zinxhir të një pune.
3. si ndajf. Njëri pas tjetrit, radhazi; zinxhir. Puna këtu bëhet konvejer.
✱Sin.: transportues, zinxhir, radhazi.
TEJMBÁRTËS,~III m. sh. ~, ~IT mek., spec. Lloj transportuesi, mekanizëm për mbartjen a transportimin e diçkaje; tejbartës, konvejer, transportier. Tejmbartës me vargua. Tejmbartës me rrip. Tejmbartës burmor konvejer me vidë pa mbarim. Tejmbartës dridhor. Tejmbartës i varur transportier (konvejer) ajror. Tejmbartës me kova. Tejmbartës me litar. Tejmbartës me rule. Tejmbartës me zinxhirë. Tejmbartës me shirit të rrëshqitshëm.
✱Sin.: konvejer, tejbartës, transportier.
TRANSPÓRT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. ek. Degë e ekonomisë që përfshin mbartjen e mallrave dhe lëvizjen e udhëtarëve nga një vend në një vend tjetër me mjete të ndryshme transporti; tërësi e mjeteve të tilla (si autobusët, trenat, aeroplanët, anijet etj.), me të cilat bëhet lëvizja e udhëtarëve dhe mbartja e mallrave. Transporti tokësor (rrugor, ajror, detar, automobilistik, hekurudhor, lumor). Transporti i jashtëm (i brendshëm). Transport ndërkombëtar. Zhvillimi i transportit. Transport qytetës. Transport ndërqytetës. Punonjës të transportit.
2. Mbartje e mallrave e lëvizja e udhëtarëve nga një vend në një tjetër me mjete të posaçme; transportim. Transport mallrash. Transporti i trupave. Transport me kafshë (me makinë, me konvejer). Transport me anije (me avion). Transport i të plagosurve (i të sëmurëve) me ambulancë. Çmim transporti. Mjetet e transportit. Aeroplan transporti. Ndërmarrje transporti.
TRANSPORTIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Mjet a pajisje që transporton; transportues; konvejer.
TRANSPORTÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Mjet pune që përbëhet zakonisht nga një rrip lëkure, i cili rrotullohet nga një mekanizëm i posaçëm e merr me vete lëndë a prodhime të ndryshme prej një vendi për t’i çuar në një vend tjetër, prej një punëtori tek tjetri etj.; konvejer, tejbartës. Transportuesi i fabrikës (i uzinës, i repartit). Transportuesi i llaçit (i tullave). Transportuesi i bagazheve nëpër aeroporte. Me transportues.
2. Makinë e madhe me karroceri të gjatë për të mbartur ngarkesa të rënda. Transportues i blinduar (usht.) makinë luftarake e blinduar, që përdoret për të mbartur këmbësorinë, për të kryer luftime etj. Transportues me zinxhirë.
3. Ai që mbart me mjete transporti prodhime a lëndë të ndryshme, nga një vend në një tjetër, nga një repart në tjetrin, brenda një ndërmarrjeje etj. Punon si transportues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë