Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kontrollohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BASTISEM

BASTÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kontrollohem, rrobohem. S’ka arsye pse të bastisemi ne.
2. pës. e BASTÍS.

SHIKOHEM

SHIK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Shikoj veten në një pasqyrë a në një sipërfaqelëmuar; shihem, këqyrem. Shikohem gjithë ditënpasqyrë. Shikohej në grykën e pusit. Shikohej në ujin e liqenit.
2. vetv. Shihem sy më sy me dikëmënyrëndërsjellë, shkëmbejmë shikimet. U shikuan sy ndër sy. U shikuan shtrembër. Shikohen mes tyre.
3. vetv. Takohem me dikë. Shikohemi e flasim. Nuk shikohemi qëkur. Shikohemivonë. Shikohemi përsëri.
4. vetv., bised. Vizitohem te një mjek, kontrollohem. Shikohem te një doktor me emër.
5. pës. e SHIKÓJ. S’shikohet me sy. Mundshikohet me sy të lirë.
Sin.: shihem, këqyrem, vështrohem, gjendet, shfaqet, vërehet, shqyrtohet, piqem, kontrollohem.

VIZITOHEM

VIZIT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Shkoj te mjeku për të parë gjendjen shëndetësore, për të bërë një kontroll. Vizitohem te mjeku. E çoi për t'u vizituar. A është vizituar te mjeku? Është vizituar nga disa mjekë.
2. pës. e VIZITÓJ.
Sin.: shihem, kontrollohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.