Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►KONTRAKT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III, fiz. Zvogëlohet, tkurret vëllimi i një sendi a i një trupi.
2. vetv., mjek. (kryes. me trajtë të shkurtër përemërore). Më është tërhequr a më është tkurrur muskuli, çka shoqërohet edhe me dhembje; ndiej një kontraktim të muskulit. Më është kontraktuar muskuli i këmbës.
3. pës., vet. v. III e KONTRAKTÓJII.
✱Sin.: tkurret, tërhiqet.
KONTRAKT/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR ek., fin., kal. dhe jokal. Lidh një kontratë me një institucion a me dikë, nënshkruaj një kontratë (për punësim, për blerje ose shitje mallrash etj.). E kam kontraktuar dje.
KONTRAKTUARII (i, e) mb., spec. 1. fiz. Që është kontraktuar; që është zvogëluar (si vëllim); i tkurrur.
2. mjek. Që është kontraktuar (për një muskul). Muskul i kontraktuar.
✱Sin.: i tkurrur, i tërhequr.
NDRIJÚAR (i, e) mb., fiziol. Që është ndrijuar; i kontraktuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë