Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMORTIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT tek. Pajisje etj. që amortizon diçka. Pajisje amortizuese.
✱Sin.: zbutës, dobësues, harxhues, konsumues.
AMORTIZÚES,~E mb. 1. ek. Që amortizon vlerat e fondeve themelore (të makinave, të ndërtesave etj.). Fondet amortizuese. Shkalla amortizuese.
2. tek. Që shërben për të zbutur a për të dobësuar forcën e goditjeve, të lëkundjeve, të zhurmës etj. në makinat e në aparatet e ndryshme. Forca amortizuese. Aparate amortizuese. Masa amortizuese.
✱Sin.: zbutës, i dobësues, harxhues, konsumues.
KONSUMATÓR,~E mb. Që konsumon; konsumues. Populli konsumator.
SHEQERÁSH mb. edhe keq. 1. Që është i sëmurë me sëmundjen e sheqerit, diabetik. Djalë sheqerash. E përqeshnin duke e quajtur sheqerash.
2. keq. Që është konsumues i lëndëve narkotike. E kishte zënë policia djalin sheqerash.
3. si em. ~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i sëmurë me sëmundjen e sheqerit. Sheqerashi kishte ditën e vizitës së mjekut.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë