Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KONSÚLT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. 1. Mbledhje me specialistë ku shqyrtohet gjendja, jepen këshillime, shkëmbehet përvoja për një punë, për një çështje etj.; takim a tubim këshillues; këshillesë. Konsultë për ekonominë (për reformën në arsim).
2. mjek. Takim këshillues me mjekë specialistë për gjendjen dhe rezultatet e mjekimit të një të sëmuri; pavijoni, salla dhe ndërtesa ku bëhet ky takim; këshillim. Jam në konsultë.
✱Sin.: konsultim, këshillim, këshillesë.
MËSÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që jep mësim në një shkollë nëntëvjeçare a të mesme; arsimtare; mësimdhënëse. Mësuesja e klasës së parë. Bëj konsultë me mësuesen e matematikës (të gjuhës).
✱Sin.: mësimdhënëse, arsimtare, dhaskale, dhaskaleshë, profesore, shkollare, edukatore.
STOMATOLOGJÍK,~E mb. Që është i stomatologjisë; që ka të bëjë me stomatologjinë. Klinikë stomatologjike. Duhet të bënte një konsultë stomatologjike. Kishte nevojë për një ndërhyrje stomatologjike.
TELEKONSÚLT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mjek. Konsultë që bëhet për një të sëmurë me pëlqimin e tij me mjete të komunikimit në largësi (telefoni, videokonferencë etj.)
VIZÍT/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vajtja diku dhe qëndrimi për pak kohë për të parë vendin, për t'u takuar me dikë ose për një qëllim tjetër. Vizitë zyrtare (miqësore). Vizitë turistike. Vizitë e shpejtë. Vizita e delegacionit. Vizitë në muze (në ekspozitë, në kala). Bënë një vizitë. Shkoi për vizitë. I ktheu vizitën.
2. Vëzhgimi i një të sëmuri nga mjeku për ta parë se çfarë sëmundje ka dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme. Vizitë mjekësore. Vizita e mëngjesit. Dhoma e vizitave. Konsultë dhe vizitë.
✱Sin.: qokë, vizitim, kontroll, kontrollim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë