Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KONSERVÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Përpunimi i ushqimeve, i frutave, i pijeve etj. dhe ruajtja e tyre nëpër enë të posaçme dhe të mbyllura mirë; mënyra e përpunimit dhe e ruajtjes së këtyre sendeve; të konservuarit. Konservimi i peshkut (i perimeve). Teknologjia e re e konservimit.
2. Ushqimi i përpunuar dhe i ruajtur në këtë mënyrë; konservë; kanaçe. Bëjmë konservim.
✱Sin.: konservë, kanaçe.
KONSERVÚAR,~IT (të) as. Konservim.
KONSERVÚES,~E mb. Që konservon; për konservim. Punonjës konservues. Enë (depozitë, vende) konservuese. Metoda të reja konservuese.
KONSÉRV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ushqim i përpunuar që ruhet përkohësisht në afate të caktuara nëpër enë të mbyllura mirë. Konservë frutash (peshku, mishi). Bëj konservë.
2. Enë e posaçme (shishe, kavanoz, kuti metali etj.) ku ruhet dhe tregtohet ky ushqim, një lëng i freskët, një pije etj. Çelës konservash. Bleva (shita, mora, hapa) një konservë peshku (mishi).
3. Konservim. Fabrikë konservimi.
PÚLP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e mishtë më e trashë që është prapa kërcirit të këmbës nga leqet e poshtë. Me pulpa të forta (të mbushura). Pulpat e këmbëve. U gërvisht në pulpë.
2. Mollëza e gishtit. Pulpa e gishtit. E fshiu me pulpat.
3. Pjesa e tultë e gjirit të bagëtive, ku mblidhet qumështi; gjiri i bagëtive. Pulpat e lopës (e deles).
4. anat. Ind i butë lidhës, në pjesën e brendshme të dhëmbit, nëpër të cilin kalojnë enë gjaku dhe nerva; mishi i dhëmbëve. Pulpa e dhëmbit. I është dëmtuar pulpa.
5. Pjesa e tultë e pemëve, e perimeve etj.; tul pemësh a perimesh që përpunohet për ëmbëlsira, për konservim etj. Pulpa e domateve (e thanave, e panxharit, e pjeshkës, e nektarinës). Tharmëtimi i pulpës.
✱Sin.: zogth, mollëz, gji, tul.
RÚAJTJ/E,~A f. Veprimi për të ruajtur diçka; veprimi me të cilin ruhet diçka. Ruajtja e lopëve. Ruajtja e shtëpisë (e kufirit). Ruajtja e rrobave (e mallrave, e ushqimeve). Ruajtja e pronës. Ruajtja e librave. Ruajtja e shëndetit. Ruajtja e qetësisë. Ruajtja e lirisë. Ruajtja e sekretit. Ligji i ruajtjes së energjisë. Jap për ruajtje.
✱Sin.: mbikëqyrje, shikim, kursim, reshtje, vrojtim, vëzhgim, pruajtje, mirëmbajtje, konservim, rënie, përgjim, pritje, përgjim, mbajtje, rezervim, mbrojtje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë