Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KONSERVATÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me konservatorizmin, që është ithtar i konservatorizmit; që mbështetet në konservatizmin, që i përket konservatorizmit; që është shprehje e konservatorizmit; konservatorist. Njeri konservator. Program (të menduar, mendim, karakter) konservator.
2. Që lidhet me një parti a me një organizatë, e cila ka në programin e vet konservatorizmin. Parti konservatore. Deputet konservator. Zgjedhjet konservatore zgjedhjet në partinë konservatore.
KONSERVATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është anëtar i një partie a organizate konservatore; ithtar i konservatorizmit. Konservator britanik.
KONSERVATORÍST,~E mb. Që ka karakter konservator; konservator.
KONSERVATORÍZ/ËM,~MI m. 1. Sistem konceptesh dhe qëndrimesh që mbron të kaluarën dhe traditën, mënyrën tradicionale të të menduarit dhe të jetesës; të qenët konservator a konservatorist. Konservatorizmi në partitë perëndimore.
2. mospërf. Që është vjetruar dhe tashmë i ka kaluar koha; që nuk vlerësohet më. Regjimi i konservatorizmit.
LABURÍZ/ËM,~MI m. pol. 1. Ideologji ose lëvizje politike që mbështet në parimet socialdemokrate ose socialiste, në barazinë ekonomike, në drejtësisë sociale dhe në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Laburizmi konservator. Laburizmi modern.
2. Lëvizje punëtore. Kërkesat e laburizmit.
TRADICIONALÍST,~E mb. Që ka të bëjë me tradicionalizmin, që është i lidhur me idetë, ideologjinë dhe me zakonet e përçuara nga tradita, ithtar i tradicionalizmit, që respekton rreptësishtë traditën; klasik, konservator. Letërsi (moral, fe, rrymë) tradicionaliste. Shkrimtar tradicionalist. Teolog tradicionalist.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
ULTRAKONSERVATÓR,~E mb. Që është tepër konservator në bindjet politike ose në bindjet fetare. Një program ultrakonservator. Disa qarqe ultrakonservatore evropiane.
ULTRAKONSERVATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është tepër konservator në bindjet politike ose në bindjet fetare.
ULTRAKONSERVATÓRIZ/ËM,~MI m. Të qenët shumë konservator në bindje politike ose fetare. Reaksionarizmi është me përkufizim ultrakonservatorizëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë