Fjalori

Rezultate në përkufizime për “konsensus”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BASHKËPËLQIM

BASHKËPËLQÍM,~I m., libr. Marrëveshje me mirëkuptim ndërmjet dy a më shumë palëve për një vendim; miratim me mirëkuptim, konsensus. E bënë me bashkëpëlqim. E dhanë me gojë bashkëpëlqimin.

GJITHËPARTIAK
KONSENS

KONSÉNS,~I m., libr. Konsensus. U arrit (u vendos) me konsens.

KONSENSOR

KONSENSÓR,~E mb., libr. Që ka të bëjë me konsensusin, që i përket një konsensusi; që arrihet me konsensus a me mirëkuptim; konsensual. Vendim (miratim) konsensor.
Sin.: konsensual, parimor.

KONSENSUS

KONSÉNSUS,~I m., libr. 1. Mirëkuptim midis dy a më shumë palëve. Zbatohet parimi i konsensusit.
2. Marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet dy a më shumë palëve, ndërmjet institucionesh, partish etj.; dhënie pëlqimi a mirëkuptimi. U zgjodh me konsensus.
Sin.: mirëkuptim, pëlqim, marrëveshje.

PËRFIGURIM
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.