Fjalori

Rezultate në përkufizime për “konkurroj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GAROJ

GAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Marr pjesë në një garë, konkurroj. Ai do të garojëLojërat Olimpike. Synim për të garuar për president.
Sin.: konkurroj, matem, ndeshem.

KONKURROJ

KONKURR/ÓJ jovep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Marr pjesë në një konkurs, hyjkonkurrencë me dikë a me një kompani për të fituar diçka (një tender, një garë etj.); rivalizoj. Do të konkurroj edhe unë.
2. bised., kal. Përpiqempërballoj dhefitoj ose të mund pjesëmarrësit e tjerë në një konkurs a konkurrim, në një garë etj. Jam i aftëkonkurroj.

RIVALIZOJ

RIVALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Hahem me dikë në një lëmë për t’ia kaluar ose për të shtënëdorë diçka, që mund ta ketë vetëm njëri; hahem me një tjetër për të fituar dashurinë e një gruaje (burri), konkurroj. Rivalizojnë kush e kushdalë i pari. Rivalizojnësport (në bukuri).

SHEMËROJ

SHEMËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Rivalizoj dikë, konkurroj për të qenëlart se dikush tjetër, bëj rolin e shemrës. Mbërriti ku shemëronin garuesit e tjerë. Kodi shemëronte rrezikshëm me atë të diktaturës. Familja që shemëronte me sulltanët.
Sin.: konkurroj, rivalizoj, garoj, luftoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.