Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KONKURRÉNC/Ë,~A f. 1. Rivalitet ose garë për të fituar një konkurs, për t’ia kaluar dikujt në një fushë të veprimtarisë.
2. edhe drejt. Garë a konkurs me karakter ekonomik dhe e rregulluar me ligj për të fituar diçka më shumë; rivalitet ndërmjet konkurruesve ose ndërmjet pjesëmarrësve në një tender, në një konkurs etj.; konkurrim. Konkurrencë e fortë ndërmjet kandidatëve (ndërmjet bizneseve). Konkurrencë mallrash.
✱Sin.: garë, konkurrim, rivalitet.
KONKURR/ÓJ jovep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Marr pjesë në një konkurs, hyj në konkurrencë me dikë a me një kompani për të fituar diçka (një tender, një garë etj.); rivalizoj. Do të konkurroj edhe unë.
2. bised., kal. Përpiqem të përballoj dhe të fitoj ose të mund pjesëmarrësit e tjerë në një konkurs a konkurrim, në një garë etj. Jam i aftë të konkurroj.
MOSKONKURRÍM,~I m. Mungesë konkurrimi, mosmarrje pjesë në konkurrim; veprimi dhe gjendja kur nuk konkurron me dikë a me diçka ose kur nuk konkurrohem; kund. konkurrim. Nënshkruan një marrëveshje moskonkurrimi.
PËRKRAHËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET përf. Veprimi kur përkrahëzoj ose kur përkrahëzohem, konkurrim, rivalitet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë