Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTAGONÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. libr. Kundërshtar i papajtueshëm i dikujt; ai që ka qëndrim të kundërt a kundërshtues ndaj dikujt apo diçkaje. Ai është antagonist. Antagonisti në dramë.
2. vet. sh. fiziol. Organe të trupit (si muskujt) që kryejnë veprime e funksione krejt të kundërta me organe të tjera. Antagonist muskulor. Antagonist i receptorëve.
3. farm. Lëndë a bar që pengon ose bllokon veprimin e një lënde tjetër te një receptor etj.; frenues, bllokues. Antagonist (lëndë, bar) farmakologjik. Antagonistë kundërbakterorë.
✱Sin.: kundërshtar, konkurrent, rival, oponent, armik, frenues, bllokues.
FAVORÍT,~E mb. I parapëlqyer. Konkurrent favorit.
KAFSHÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Copë e vogël buke, aq sa nxë goja e një njeriu, që mund të përtypet njëherësh; kafshore. Kapërdij kafshatën. I mbeti (i ngeci) kafshata në fyt.
2. Pak bukë a ushqim, aq sa për të mbijetuar. Hëngrën një kafshatë dhe u larguan.
3. fig., bised. Gjë e vogël; punë a lodhje e paktë; pak mundim a fuqi; diçka që mund të bëhet lehtësisht. Ajo që bëra nuk ishte as edhe një kafshatë për mua.
4. fig., bised. Konkurrent a kundërshtar shumë i dobët, që mund të mposhtet lehtë. E kam vetëm një kafshatë.
✱Sin.: kafshore, kothere, çapë.
♦ I hoqi (i preu) kafshatën e gojës (dikujt) e la pa punë e pa të ardhura për të jetuar, nuk i jep më asgjë për të mbajtur frymën gjallë; i mori çdo mjet a mundësi jetese; i hoqi (i preu) bukën e gojës. (E ka) një kafshatë buke (dikë a diçka) e mbaron një punë a e mposht dikë fare lehtë, pa mundime e pa vështirësi; s’është fare e vështirë për të që t’ia dalë; e ka bukë e djathë (dikë a diçka). Për një kafshatë bukë. 1. Për një shpërblim fare të vogël, sa për të thënë; për kafshatën e gojës; për bukën e gojës; për një kothere bukë; për një krodhe bukë krahin.; sa për të mbajtur frymën; për pesë para. 2. Shumë lirë, thuajse falas; për një copë bukë. Për kafshatën e gojës shih për bukën e gojës. Kafshatë që s’kapërdihet diçka tepër e vështirë ose e pamundur për ta realizuar; diçka e rëndë, e papërballueshme. E kapërcen kafshatën pa e përtypur (dikush) do që të mbarojë një punë shpejt e pa i bërë ato që duhen, mundohet për t’ia arritur një qëllimi pa bërë përpjekje të njëpasnjëshme; nxitohet shumë, nuk ka durim e nuk e merr shtruar diçka. Këqyr kafshatën e botës (dikush) është shumë i varfër, ngopet duke parë të tjerët kur hanë. Ta merr kafshatën nga *goja. Ta merr kafshatën nga *sahani (dikush). Ndan kafshatën e gojës (e fundit) (me dikë) e ndihmon dikë me gjithçka edhe kur vetë është në kushte të vështira, e ndihmon pa kursim; i jep dikujt për ta ndihmuar edhe mjetin e vetëm të jetesës; është zemërmirë e bujar. E ka ngjyer kafshatën (dikush) është përzier në punë të liga dhe ka përfituar diçka prej kësaj; ka marrë diçka edhe ai me rrugë jo të ndershme, është i përlyer bashkë me të tjerë. I numëron kafshatat dikujt (dikujt) e mban dikë me shumë kursime; i jep me dorë të shtrënguar dhe ia përflet ndihmën që i ka dhënë. Nxjerr kafshatën e gojës siguroj jetesën me punë; fitoj diçka sa për të jetuar; nxjerr bukën e gojës.
KONKURRÚES,~E mb. Që konkurron; konkurrent. Ekipe (skuadra) konkurruese.
RIVÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që hahet me dikë në një lëmë për t’ia kaluar ose për të shtënë në dorë diçka, që mund ta ketë vetëm njëri, konkurrent, kundërshtar; ai që hahet me një tjetër për të fituar dashurinë e një gruaje. Rivali kryesor. Rival i rrezikshëm (i fortë). Ndeshja e rivalëve. E la prapa rivalin. E ka rival.
2. Ai që ka cilësi dhe merita të njëjta a të krahasueshme me një tjetër. Nuk ka rival.
ZONÁL,~E mb., libr. Që bëhet në bazë zone, që ndodh në një zonë të caktuar; që shërben për një zonë të caktuar. Festival (seminar) zonal. Takimi zonal. Ndarje zonale. Reshje zonale. Spital zonal. Administratori zonal. Ka qenë konkurrent i rregullt në garat zonale. Këshilla zonalë. Ndikimi i faktorëve zonalë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë