Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DEMONSTRATÍV,~E mb. 1. libr. Që bëhet me qëllim të caktuar për t’i tërhequr vëmendjen dikujt; që bëhet sa për t’u dukur, që është a që shërben si demonstrim. Zhurmë demonstrative. Vizitë demonstrative. Ndeshje demonstrative. Në shenjë (në mënyrë) demonstrative.
2. usht. Që bëhet për t'i treguar kundërshtarit forcën e për ta frikësuar atë ose për ta mashtruar. Manovra (veprime, lëvizje) demonstrative.
3. libr. Që shërben për të konkretizuar mësimin, për ta bërë atë më të gjallë e më të qartë. Mjete demonstrative. Metodë demonstrative.
KONKRETIZÚAR (i, e) mb. Që është konkretizuar, që shoqërohet a demonstrohet me fakte reale, me prova konkrete etj. Mësim (shpjegim) i konkretizuar.
✱Sin.: i materializuar, i demonstruar.
MATERIALIZÚAR (i, e) mb. Që është materializuar, që ka marrë formën e diçkaje konkrete; i sendëzuar; i lëndëzuar. Ide e materializuar në një bust. Përsosmëria e materializuar në shtëpinë e tij. Veprimtari shkencore e materializuar në një numër të madh botimesh.
✱Sin.: i konkretizuar, i sendëzuar, i lëndëzuar.
PËRMISHËRÚAR (i, e) mb., përf. 1. I konkretizuar.
2. I trupëzuar.
SENDËRTÚAR (i, e) mb. Që është sendërtuar. Frymëzim i sendërtuar poetikisht. Interesat e tyre i quajnë të sendërtuara. Vetëvendosjen e kemi shpallur të sendërtuar.
✱Sin.: i përmbushur, i plotësuar, i zbatuar, i konkretizuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë