Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTAGONÍST,~E mb. 1. libr. Që është në kundërshtim të papajtueshëm me dikë a me diçka tjetër; që shfaq qëndrim armiqësor, kundërshtues, ose kundërvënie; që ka antagonizëm. Veprim antagonist. Forca antagoniste. Mospajtime antagoniste. Interesa (marrëdhënie) antagoniste.
2. fiziol. Që kryen veprime e funksione krejt të kundërta në krahasim me ato të një lënde a organi tjetër të trupit. Lëndë antagoniste. Muskuj antagonistë. Ilaçe me efekt antagonist. Ndikim antagonist.
✱Sin.: kundërshtimor, kontradiktor, mospajtues, konfliktues, konfliktual.
KONFLIKTUÁL,~E mb. Që ka të bëjë me një konflikt; që i përket një konflikti. Çast (rast) konfliktual.
KONFLIKTUALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Të qenët konfliktual; konfliktim.
2. Konflikt.
✱Sin.: konfliktim, konflikt.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë