Fjalori

Rezultate në përkufizime për “konfiskuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KONFISKUAR
PAKONFISKUAR
SEKUESTRUAR
ZHBLLOKIM

ZHBLLOKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Nxjerrja e dikujt nga rrethimi; kund. bllokim. Zhbllokimi nga rrethimi.
2. Hapja përsëri e rrugës, me qëllim që të rifillojë lëvizja, puna a një veprimtari, lirimi i kalimit; heqja e pengesës ose asaj që e ka bllokuar; kund. bllokim. Zhbllokimi i rrugës. Zhbllokimi i kanalit. Filloi puna për zhbllokimin e furrnaltës. Përdorimi i filtrave të zhbllokimit. Pompë për zhbllokimin e gypaveujit. Përgjegjësinë për zhbllokimin e kanë drejtuesit.
3. Rifillimi i një veprimi që nuk mund të kryhej; qarkullimi i diçkaje me të cilën nuk mund të kryheshin veprime; kund. bllokim. Zhbllokimi i pajisjeve (i softuerit). Zhbllokimi i pritës. Zhbllokimi i fondeve (i kredisë) (fin.). Kodi i zhbllokimit. Urdhëroi zhbllokimin e pasurisëkonfiskuar. I lejuan zhbllokimin e telefonit. Thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për zhbllokimin e dialogut.
4. mjek. Veprimibëjmë që një organfitojë përsëri aftësinë për të lëvizur, për të vepruar ose për të punuar; shërimi i një organitrupit; kund. bllokim. Zhbllokimi i arterieve.
Sin.: çarje, hapje, çelje, lirim, rifillim, shërim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.