Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
REKUIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Marr me detyrim, me shpërblim ose përkohësisht prodhime, mjete a sende të tjera për nevoja të përgjithshme ose ushtarake në disa raste të veçanta, konfiskoj. Rekuizuan mjetet e transportit (makinat, kafshët). Rekuizuan drithin (bagëtinë). I rekuizoi për nevoja ushtarake. I rekuizuan me pagesë.
SEKUESTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR drejt., kal. Ndaloj me rrugë ligjore përdorimin a shfrytëzimin e një prone ose të një pasurie vetjake; kthej në pronë të shtetit pasurinë e një të dënuari ose diçka të siguruar në mënyrë të paligjshme. I sekuestruan pasurinë. Sekuestruan një shtëpi. Policia sekuestroi dokumentet. Ka të drejtë të sekuestrojë.
✱Sin.: konfiskoj, shtetëzoj, shpronësoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë