Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KONFERENCIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që paraqet raportin kryesor në një konferencë a në një mbledhje të gjerë, me të dhëna për realizimet, për detyrat etj. Konferencieri paraqiti (njoftoi) detyrat kryesore.
2. Ai që paraqet programin në një koncert, festival etj. Konferencieri dha programin (këngët dhe këngëtarët pjesëmarrës).
3. Pjesëmarrës aktiv që flet a diskuton në një konferencë zakonisht shkencore, që mban kumtesë, diskuton etj.; kumtues. Na atë konferencë folën dhjetë konferencierë.
KONFERENCIÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që paraqet raportin kryesor në një konferencë a në një mbledhje të gjerë, me të dhëna për realizimet, për detyrat etj.
2. Ajo që paraqet programin në një koncert, festival etj.
3. Pjesëmarrëse aktive që flet e diskuton në një konferencë zakonisht me karakter shkencor, që mban kumtesë, diskuton etj.; kumtuese.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë