Fjalori

Rezultate në përkufizime për “kondensim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KONDENSIM

KONDENSÍM,~I m., libr. Dendësim; rrasje e avullit, e ajrit etj.
Sin.: dendësim, rrasje.

SHI

SHI,~U m. sh. ~RA, ~RAT 1. Reshje atmosferikeformën e pikaveujitformuara nga kondensimi i avujve në atmosferë. Shi i dendur (i rrëmbyer, i rëndë, i hollë, i shtruar, i lehtë, i imët). Shi pikëmadh. Shi tropikal. Shirat e dimrit (e pranverës, e vjeshtës). Stina e shirave. Shi vere (behari). Shi me kufi (vende-vende). Shi i përzier me borë. Stuhi shiu. Shi me shtamba (me gjyma, me rrëshekë). Shi i shtruar. Ujë shiu. Pika shiu. Rrebesh shiu. Vesë shiu. Stina e shirave. Mot me shi. Bie shi. Zuri (pushoi) shiu. Ditë shiu. Zhurma e shiut. I lagur nga shiu. Shiu i butë lagmarrë e të urtë. (fj. u.). Gjithkush e do shiunarë të vet (fj. u.) secili kërkontërheqë nga vetja.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme reshjesh. Shi artificial (gjeogr.) ujë që bie nga lartformë spërklash, që realizohet artificialisht. Shi i kuq (gjeogr.) shipërmban pjesëza pluhurikuq. Shira ciklonike (gjeogr.) reshjekrijohen kur masat e ajritngrohtë dhelagësht takohen me masat e ajritftohtë dhethatë. Shi meteorësh (astr.) fenomen qiellor në të cilën vihen re një numër meteorësh që duket sikur bien nga një pikë e qiellit. Shi me haz (etnogr.) shi i rrëmbyeshëm, me furtunë e me vetëtimë, që për ta marrë me të mirë që të mos bëjë dëme, nxirretoborr sofra dhe sita e miellit.
3. fig. Diçkavjen ose që bielartisasimadhe. Shi puthjesh. Shi lotësh. Shi fyerjesh.
4. si ndajf. Copë e grimë. Ra gota e u shi. Qelqurinat u bënë shi.
Sin.: rusgjer, rojsi, mori.
Bën *baltë pa shi (dikush) tall. Bën diellin dhe *shiun (dikush) iron. E bëri shi (diçka) e copëtoi, e thërrmoi; e dërrmoi; e bëri copë (copë e çikë, copë e thërrime). Bën shiun dhe diellin (dikush) iron. bën ç’t’i dojë qejfi, i ka vetëdorëgjitha punët, vendos vetë për gjithçka pa pyetur njeri; bën edhemirën, edhekeqen; bën diellin dhe shiun. I bie shiuarë (dikujt) ështëgjendje shumëmirë ekonomike; i shkon puna shumë mirë, i vjen mbarësia vetë, i vjen e mira te dera; i bie shiulakra; i bie shiupragderës; i vjen ujimulli. Bjer shiarën time! thuhet për njerëzshohin vetëm interesin e tyrengushtë, që mendojnë për vete, duan që e mirashkojë vetëm tek ata. Derisabjerë shi i kuq derifund, pa iu ndarë asnjë çast; këmba-këmbës, kudo; çap pas çapi; gjurmë për gjurmë (gjurmë pas gjurme); në gur e në galinë. I bie shiulakra (dikujt) i shkon puna shumë mirë, i vjen mbarësia vetë; ka fat të mirë, i vjen e mira te dera. I bie shiupragderës (dikujt) i vjen e mira vetë; çdo gjë i shkon mbarë; i vjen vera te dera; i vjen ujimulli; i lulon bahçja (edhe) në dimër. *Bobla pas shiut mospërf. *Erë me shi. Iku nga shiu e ra në breshër (ra nga shiubreshër) (dikush) shpëtoi nga një e keqe, por e gjeti një e keqe tjetër më e madhe; shpëtoi nga lumi e ra në det; prej ujkut ra në gjarpër; iku nga tymi e ra në zjarr. *Kërmij pas shiut mospërf. *Kërpudha pas shiut mospërf. S’e lag shiu (dikë) është i mbrojtur, nuk e gjen gjë, nuk pëson ndonjëkeqe. pështyn në *fytyrë e thotëbie shi” (dikush) përb. *Re pa shi. Shi behari (dikush) shaka. dikushinatoset a nxehet shpejt, që shpërthen menjëherë nga inati; është barut i thatë shaka.; është gacë me barut; i derdhen arrat menjëherë (dikujt). Shi me breshër diçka e keqekalon shpejt e rrëmbyeshëm, por që lë prapa dëme. Shi e diell. 1. Njeri që aty qan e aty qesh; lagaterë. 2. Njeri që e kthen shpejt fjalën, që s’mbahet në një fjalë; lagaterë. Shiu i marrëzisë keq. libr. shthurje e plotë dhe e përgjithshme e dikujt a e një turme, shfrenim i paarsyeshëm e i papërmbajtur, që përfundon me shkatërrimemëdha. Si shiu pas së vjeli shih si kofini (si koshi) pas së vjeli (pas të vjelave). Nuk e zë as *era e as shiu (dikë).

TEMPERATURË

TEMPERATÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shkallë e nxehtësisë që ka një trup ose një lëndë në një kohëcaktuar; shkallë e nxehtësisëatmosferës në një vend dhe në një kohëcaktuar; nxehtësi a ftohtësikanë trupat si vetityre. Temperaturë e përshtatshme (e papërshtatshme) për banjë. Temperatura më e lartë (më e ulët, mesatare). Temperatura ditore (mujore, vjetore). Temperatura mesatare vjetore. Temperatura e ajrit (e tokës, e ujit, e trupit). Temperatura e ngrirjes (e avullimit, e flakërimit, e kalitjes, e ndezjes, e ngopjes, e ngurtësimit, e petëzimit, e pjekjes, e shkrirjes, e valimit, e vetëndezjes). Temperaturë kondensimi (ngurtësimi). Temperaturë shkrirjeje (ngrirjeje). Temperaturë e domosdoshme. Temperaturë mjedisi. Temperaturë pune. U ul (ra, u ngrit) temperatura. U qëndron temperaturavelarta (të ulëta). Ruajtemperaturëpandryshueshme. Temperatura e furrës. Temperatura shënon 25 gradë Celsius. Temperatura absolute (fiz.) shkallë nxehtësie, që merr si fillim a si zero temperaturën -273, 15 °C. Temperaturë kritike temperaturëlidhet me një procesrëndësishëm fizik a kimik.
2. mjek. Shkallë e ngrohtësisë së trupitnjeriut, sipascilës vlerësohet edhe gjendja shëndetësore e tij; të nxehtë që ka njeriu a kafsha kur sëmuret; zjarrmi, ethe; ndezulli. Temperaturë normale. I ka hipur (i ka rënë) temperatura. I është ngritur (i është ulur) temperatura. Ka temperaturë ka ethe. Është me temperaturë është me ethe. Temperaturë e lartë e trupit. I mati temperaturën me termometër. Ulje e temperaturëstrupit poshtë normales hipotermi. Ngritje e temperaturëstrupit mbi normalen hipertermi.
Sin.: nxehtësi, zjarrmi, ethe, ndezulli.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.