Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
IDEÚAR (i, e) mb. I konceptuar si ide, i skicuar, i shestuar. Projekt i ideuar.
✱Sin.: i skicuar, i shestuar, i ravijëzuar.
JASHTËSHKRÚAR (i, e) mb. 1. gjeom. Që është vizatuar jashtë një figure tjetër; kund. i brendashkruar. Rreth i jashtëshkruar. Shumëkëndësh (trekëndësh) i jashtëshkruar.
2. fig. Që është konceptuar jashtë kufijve ekzistues.
NJËMÉNDTHI ndajf. Njëmend. Shumë do ta barazonin arkitekturën njëmendthi me atë që shohin. Ashtu siç është konceptuar njëmendthi botërisht.
ORKESTRÓR,~E mb., muz. Orkestral. Formacion orkestror. Rapsodia e konceptuar si gjini vokale dhe orkestrore.
TELEDRÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dramë e konceptuar dhe e realizuar posaçërisht për në televizion.
TELEFÍLM,~I m. sh. ~A, ~AT Film i konceptuar dhe i realizuar posaçërisht për në televizion.
TELEKOMEDÍ,~A f. sh. ~, ~TË Komedi e konceptuar dhe e realizuar posaçërisht për në televizion.
VIZIONÚAR (i, e) mb. Që është vizionuar; që është imagjinuar, planifikuar, parashikuar. Ide (synime) të vizionuara. Elemente të sistemit ekonomik (politik) të vizionuar.
✱Sin.: i ideuar, i konceptuar, i ëndërruar, i parashikuar, i parathënë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë