Fjalori

Rezultate në përkufizime për “konceptohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KONCEPTUESHËM

KONCEPTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., logj. është i qartë si koncept; që mundkonceptohet. Është e konceptueshme.

MENDOHEM

MEND/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Rrah diçka me mend, arsyetoj për një gjë dhe përpiqem me mendzbuloj thelbin e lidhjet e saj, ta kuptoj, ta zgjidh etj.; biemendime, vras mendjen; mendoj. U mendua thellë (gjatë). Mendohet si do t’ia dalë mbanë. Mendohej ditë e natë. Do të përgjigjem pasimendohem. Përse mendohesh? Nuk e lanëmendohej. E tha pa u menduar. Mos u mendo më! vendose! jepi fund!
2. vetv. Kam ndër mend, synoj; matem, them; mendoj. Mendohemnisem nesër. Mendohem t’ia them vetë.
3. vetv., vet. v. III Ka të ngjarë, ka mundësi; gjykohet se diçka do të bëhet duke marrë parasysh faktet dhe rrethanat. Mendohet se godina do të përfundojë brenda vitit. Mendohet se do të ketë shumë punë.
4. vetv., vet. v. III Besohet, thuhet, flitet. Mendohet se janëpafajshëm (fajtorë). Mendohet se takimi do të kalojë pa debate.
5. vetv., vet. v. III Konceptohet, perceptohet. Këto dy fusha nuk mundmendohenshkëputura njëra nga tjetra. As që mundmendohet ndryshe.
6. pës. e MENDÓJ3-6.
Sin.: mendoj, reflektoj, përsiat, thellohem, kujdesem, matem, quhem, besohet, flitet, thuhet.

PAKONCEPTUESHËM
PEMË

PÉM/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dru zakonisht i butë, fryti i të cilit hahet, dru frutor. Pemëbuta (të egra). Pemët e kopshtit. Pema e mollës (e dardhës). Kopsht me pemë. Mbjellin pemë. Sivjet pemët kanë bërë shumë. Te pema e lavdëruar mos shko me thesin e madh. (fj. u.).
2. Fryti i këtij druri, zakonishttrajtë kokrrash me madhësi e me ngjyrandryshme, me tul e me lëngushqyeshëm, me fara a bërthama brenda. Pemëfreskëta (të thata, të ëmbla). Pemëbëra (të pabëra). Lëng (pekmez, shurup, pelte, reçel) pemësh. Lëvozhgë (lëkurë) peme. Këput (vjel, mbledh) pemët. Njeriuvetëm për vete punon, është si dru që pemë s’lëshon. (fj. u.). Pema e papjekur s’hahet. (fj. u.).
3. Dru me trung dhe me shumë degëcilat formojnë një si kurorë; fryti i këtij druri. Pemë gjelbërimi (zbukurimi). Pemët e pyllit (e parkut). Pemët e lisit lëndët e lisit. Degët (rrënjët, kurorat) e pemëve. Gjethojnë (lulëzojnë) pemët. Hipipemë. Pema e Krishtlindjes bredh a pishëzbukurohet për Krishtlindje me lodra, me sendendryshme dhe me një yll në majë. Pema e Vitit të Ri bredh a pishëzbukurohet me lodra e me sendendryshme për festën e Vitit të Ri; pema e Krishtlindjes. Njeriu pa shkollë është si pema e egër. (fj. u.). Njeriu i paditur, si pema pa lule. (fj. u.).
4. fig., libr. Ajoarrihet a fitohet me punë; fryt. Pemët e punës. Mblodhi pemët e fitores. Shijoi (gëzoi) pemët e pjekuraveprës së vet.
5. Diçka që ka formën e një peme (me trung, degë, nëndegë etj.) ose konceptohet si e tillë. Pemë gjenealogjike figurë që ka pamjen e një druri, trungu dhe degët e të cilit tregojnë lidhjet e birësisë së një familjeje ose lidhjet e pjesëvediçkaje me burimin e tyre gjatë zhvillimit, druri gjenealogjik. Pema mushkërore (anat.) tërësia e bronkeve, e artereve dhe e enëvemushkërive.
Pemë pa kokrra mospërf. dikush që nuk të mbaron punë, nga i cili nuk ke dobi; njeripunon, por nuk ka përfundimemirapunë; diçka që nuk të jep gjë, nga e cila nuk përfiton; pus pa ujë; arrë pa bukë; sapun pa shkumë; lëmë pa drithë (pa bereqet). Shkund pemët e të tjerëve (dikush) rron duke zhvatur nga njëri e nga tjetri, rronkurriz të të tjerëve; përvetëson meritat e arritjet e të tjerëve, merr frytet e të tjerëve.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.