Fjalori

Rezultate në përkufizime për “komunikohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DEKODUES
KOMUNIKUESHËM

KOMUNIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb.mundkomunikohet a të merresh vesh me dikë; komunikues. Njeri i komunikueshëm.

KONFIDENCIAL

KONFIDENCÍAL,~E mb. Që bëhet a që komunikohet në konfidencë, i fshehtë, sekret. Lajm që vjen nga burime konfidenciale. Kjo që të them është konfidenciale.

LIGJMARRËS

LIGJMÁRRËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që merr (pranon, i komunikohet) një ligj, një vendim, një rregullore apo një akt tjetër normativ dheështë i detyruar ta zbatojë atë. Ligjmarrësi ka detyriminrespektojë afatet e përcaktuara.

LIGJMARRËSE

LIGJMÁRRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajomerr (pranon, i komunikohet) një ligj, një vendim, një rregullore apo një akt tjetër normativ dheështë e detyruar ta zbatojë atë.

NDËRKOMUNIKOHET

NDËRKOMUNIK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv. Komunikohet ndërmjet dy a më shumë palëve, individëve etj.

NJIHEM

NJÍHEM jovep., NJÓHA (u), NJÓHUR 1. vetv. I paraqitem dikujt dhe i them se kush jam; i paraqitemi njëri-tjetrit dhe i themi se kush jemi; e di se kush është dikush dhe ai e di se kush jam unë; lidh marrëdhënie shoqërore me dikë. Njihem me shokët e shkollës (e punës). Të njihemi! Njihemi prej kohësh. Jemi njohur në një udhëtim. U njohëmpunë. U njohënavion.
2. fig., vetv. Marr njoftim a njohuri, duke lexuar a duke studiuar disadhëna për dikë a për diçka. U njohën me vendimet (e një mbledhjeje). U njoh me vendimin e gjykatës. Njihem nga afër e shoh a e lexoj vetë, drejtpërdrejt e me kujdes.
3. vetv., vet. v. III Ka, është, gjendet; jeton, pranohet. Zakone që nuk njihen më te ne. Njihen patentat shqiptare. Peshq që nuk njihenujërat tona. Sëmundje që nuk njiheshinparë.
4. vetv., kryes. v. III Zbulohet, e tregon veten se ç’është, merret vesh kush është a si është. Miku njihetvështirësi. Nuk njihet me një ditë. Hekuri njihetzjarr, mikunevojë. (fj. u.). Kroi i mirë njihetkohëthatë. (fj. u.).
5. vetv. komunikohet diçka, më bëhet e ditur, vihemdijeni. arrestuarit njihen sot me masën e sigurisë. U njoh me vendimin e jurisë (e komisionit).
6. pës. e NJÓH.
Sin.: paraqitem, prezantohem, jetoj, zbulohem, zihem, dihet.
Njihet me *gisht (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.