Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKZOCENTRÍK,~E mb. 1. Jashtëqendror; kund. endocentrik. Dukuri ekzocentrike.
2. gjuh. Që nuk kryen të njëjtin funksion gramatikor si pjesët përbërëse kund. endocentrik. Kompozitë ekzocentrike. Shprehje ekzocentrike. Ndërtim ekzocentrik.
ENDOCENTRÍK,~E mb., gjuh. Që ka të njëjtin funksion dhe rol si njëri prej përbërësve të vet (në një fjalë të përbërë a sintagmë); kund. ekzocentrik. Kompozitë endocentrike. Rol endocentrik. Fjalë e përbërë endocentrike. Ndërtim endocentrik.
ETIMOLOGJIZ/ÓJ vep., ~ÓVA (u), ~ÚAR kal., gjuh. Shpjegoj me parime etimologjike historinë e ndryshimit a të ndryshimeve gjuhësore që ka pësuar një fjalë në kohë. I kishin etimologjizuar fjalë të tilla si huazime. Studiuesit e etimologjizonin si kompozitë. Këtë fjalë e ka etimologjizuar Çabej. Nuk mund të etimologjizojë kushdo.
KOMPOZICIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur kompozojmë një vepër, një këngë etj. Kompozicioni i një romani (let.). Kompozicioni i këngës (i një opere) (muz.). Kompozicion i ri.
2. gjuh. Kompozim a përbërje e fjalëve të reja; kompozitë.
✱Sin.: kompozim, krijim, kompozitë.
KOMPOZÍM,~I m. sh. E, ~ET 1. spec. Krijimi a hartimi i një vepre letrare, artistike, muzikore etj.; të kompozuarit. Kompozimi i poemës (i simfonisë).
2. spec. Mënyra se si kompozohet diçka (një vepër, një këngë etj.).
3. spec. Ajo që kompozojmë; vepra a kënga e kompozuar. Dëgjova një kompozim të bukur orkestral (muz.). Kompozim skulpturor.
4. gjuh. Mënyrë fjalëformuese e bashkimit të dy a më shumë temave të fjalëve për të krijuar një fjalë e re. Tipat e kompozimit. Mbizotërimi i kompozimit në gjuhën letrare shqipe.
5. gjuh. Kompozitë, fjalë e përbërë. Kemi sot shumë kompozime të reja.
✱Sin.: kompozicion, të kompozuarit, kompozitë.
PËRBË́RË (i, e) mb. 1. Që është i formuar nga disa njësi, pjesë, elemente etj. të ndryshme, që nuk është i thjeshtë, që është një e tërë me shumë pjesë a me shumë elemente; kund. i thjeshtë. Mekanizëm i përbërë. Substancë e përbërë (kim.) substancë e formuar nga disa lëndë. Trup i përbërë (kim.) trup i formuar nga disa elemente më të thjeshta. Gjethe e përbërë (bot.) gjethe e formuar prej disa gjethëzash që kanë një bishtak të përbashkët.
2. gjuh. Që është formuar nga bashkimi i disa pjesëve (fjalëve, fjalive etj.) të ndryshme, i pathjeshtë; kund. i thjeshtë. Fjali e përbërë. Kallëzues i përbërë. Kohë e përbërë (e foljes) kohë e formuar nga folja ndihmëse kam ose jam dhe pjesorja e foljes që zgjedhohet. Fjalë e përbërë fjalë ë formuar nga bashkimi i dy a më shumë temave në një njësi të vetme fonetike, leksikore e gramatikore; kompozitë e mirëfilltë (p.sh. atdhedashuri, besëlidhje, ballëhapët, gojëmjaltë, gurgdhendës, gushëkuq, gushtovjeshtë, tejkaloj etj.).
✱Sin.: i formuar, i pathjeshtë, i përngjitur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë