Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALBANOFILÍ,~A f. Adhurim e nderimit i shprehur ndaj gjuhës shqipe, ndaj kulturës shqiptare, ndaj letërsisë shqipe, ndaj historisë shqiptare dhe ndaj popullit shqiptar nga dikush joshqiptar; të qenët adhurues i shqiptarëve e i Shqipërisë dhe i gjithçkaje që ka të bëjë me ta; shqiptarodashësi. Albanofilia e tij. Valë e albanofilisë. Albanofili, një komponent i veprës së botuar.
PASHPËRBË́SH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të shpërbëhet; i pazbërthyeshëm; kund. i shpërbëshëm. Komponent i pashpërbëshëm. Klasifikim i pashpërbëshëm.
PROCESÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT kompj., inf. Pjesë mikroskopike e kompjuterit etj., e aftë të përpunojë të dhëna me shpejtësi shumë të lartë. Procesori konsiderohet truri i kompjuterit. Procesori është komponent kryesor i kompjuterit. I ndërroi procesorin kompjuterit. Prodhimi masiv i procesorëve.
PËRBË́RËS,~I m. sh. ~, ~IT spec. Secila nga pjesët, njësitë etj. që përbëjnë një të tërë, një lëndë të vetme ose një trup jo të thjeshtë. Përbërësit kimikë të tokës (të gurit). Përbërësit e shkëmbinjve. Përbërësit e gjithësisë.
✱Sin.: komponent, pjesë, element.
VITAMÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëndë organike, që është e domosdoshme për veprimtarinë jetësore të njeriut e të kafshëve, është një komponent organik që kërkohet nga organizmi, për funksionimin normal të trupit dhe që merret në sasi të vogla nëpërmjet ushqimit ose e përpunuar në mënyrë kimike, në formë tabletash, mungesa e saj ose sasia e tepruar shkakton sëmundje. Grupi i vitaminave. Ushqim me vitamina. Përmban vitamina.
2. Pjesa e parë e emërtimeve për lloje të ndryshme vitaminash. Vitamina A vitaminë e cila tretet në yndyra dhe luan rol në rritjen dhe funksionimin normal të eshtrave, të strukturave qelizore, për shikim natën, për mbrojtjen e shtresave të mukozave të sistemit respirator, digjestiv dhe traktit urinar kundër infeksioneve. Vitamina B 12 vitaminë e tretshme në ujë, që luan rol në aktivitetin e enzimave në trup, gjithashtu luan rol në prodhimin e materialit gjenetik të qelizës, në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut në palcën e eshtrave dhe në funksionimin normal të sistemit nervor. Vitamina B kompleks grup i vitaminave të tretshme në ujë, që luajnë rol në metabolizmin qelizor. Vitamina C vitaminë e tretshme në ujë, luan rol esencial në aktivitetin e disa enzimave, gjithashtu luan rol në rritjen dhe mirëmbajtjen e eshtrave, ligamenteve dhe enëve të gjakut, luan rol vendimtar në përgjigjen imunitare ndaj infeksioneve, në shërimin e plagëve dhe në absorbimin e hekurit. Vitamina D grup substancash që ndihmojnë rregullimin e balancës së fosfateve, kalciumit në trup dhe në fortësinë e eshtrave dhe të dhëmbëve. Vitamina E grup substancash që janë normale për përbërësit qelizor, për mirëmbajtjen e disa enzimave dhe për formimin e eritrociteve, gjithashtu vitamina E luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e mushkërive dhe indeve të tjera nga dëmtimet, si dhe ngadalëson plakjen e qelizave. Vitamina K vitaminë e tretshme në yndyra luan rol të rëndësishëm në formimin në mëlçi të substancave të koagulimit të gjakut.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë