Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKSTERIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT arkit., dizajn. Mjedisi i jashtëm i një ndërtimi (shtëpi, vilë, pallat etj.); ana e jashtme e një objekti; kund. interier. Dera përdoret më shpesh në eksterier. Veturë e kompletuar edhe në eksterier. Eksterieri është i lidhur me artin e filmit. Eksterieri i shtëpisë është kryesisht në dru. Projekte për interier dhe eksterier.
KOMPLÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Tërësi e plotë orendish, sendesh etj., që kryejnë të njëjtin funksion, por me veçanti shumë të vogla dalluese; takëm; set. Komplet filxhanësh (enësh, veshjesh).
2. si mb. I plotësuar; i kompletuar. Dhomë komplet.
3. si ndajf. Plotësisht; në mënyrë të plotë. E pajisi (e bëri, e leu) komplet.
✱Sin.: takëm, set, i plotë, i kompletuar.
KOMPLETÚAR (i, e) mb., libr. Që është kompletuar; i plotësuar me gjithçka. Takëm filxhanësh i kompletuar.
MARKÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Shenjë që shërben për të dalluar diçka, shënjues. Vunë markuesin.
2. biol., mjek. Marker. Një markues i ri për sëmundjet e zemrës. Markuesit tumoralë.
3. sport. Ai që mbulon dikë tjetër në lojërat me top. Një mbrojtës i kompletuar dhe markues i shkëlqyer.
4. gjuh. Element që tregon klasën a funksionin gramatikor ose semantik të një fjale, si për shembull një mbaresë e lakimit të emrave. Markues i eptimit.
PAKOMPLETÚAR (i, e) mb. Që nuk është i kompletuar; që nuk është kompletuar; kund. i kompletuar. Kënd lojërash i pakompletuar. Botim i pakompletuar veprash.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë